16/06/2021 , 23:52

Rama: Zoti qoftë i duruar me ne, ne qofshim të duruar me njëri tjetrin! Me PD-në na ndajnë shumë gjëra, por jo qëllimet madhore për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama nga sheshi Skënderbej deklaroi se me Partinë Demokratike e ndajnë shumë gjera nga PS-ja, por kur vjen puna tek qëllimet madhore për Shqipërinë është krejt e kundërta. Kreu i PS-së, teksa foli për herë të parë pas fitores së forcës së tij, duke i siguruar mandatin e tretë, theksoi se mes shqiptarëve ka dy dasi.

Mes të tjerash Rama tha se mandati i tretë do të fokusohet tek një megaprojekt për Shqipërinë.

“Në këtë vend futen dy dete, njëri më i bukur se tjetri. Një diell që ngroh, dhe kreshta të bardha malesh edhe kur drita e diellit bëhet përvëluese. Edhe plot 140 lumenj e përrenj. Unë dua që Shqipëri mos të vuaj më nga dora e mbrapsht e robit, që për kaq shumë kohë e ka penguar këtë popull që ta marr siç i takon pjesën e tij nga kjo dhuratë e Zotit me emër Shqipëri. Unë dua që Shqipëria të jetë vendi ku shqiptarët të jenë krenarë, për heronjtë, për artistët, për këtë shtëpi të madhe ku jetojnë dhe ku lindin fëmijët e tyre, që quhet Shqipëri. Unë dua që Shqipërie që përballoi me këtë karakter, tërmetin dhe pandeminë, ku politika e para duhet të përballet me vetveten për të tejkaluar adoleshencën e saj kaq problematike që ka zgjatur kaq tepër. Unë dua, që nga unë i pari të nisim një përpjekje reale, serioze, të vërtetë e të vështirë, për t’u bërë të vetëdijshëm se çdo fjalë që nxjerrim, çdo veprim që bëjmë dhe cdo hap ndikon për mirë ose për keq mbi njerëzit. Unë nuk dua që mandati i tretë të ngjajë si vazhdim i dy të tjerëve, në aspektin e gjuhës. Por s’kemi pse mosdakordësinë ta kemi kaq ndotëse, kaq ulëritëse. Cilësia e bashkëjetesës demokratike nuk matet. Mosdekordesia është ushqim për demokracinë, jo helm për popullsinë. Pushteti për mua nuk është qëllim. Me PD ne na ndajnë shumë gjëra, por jo qëllimet madhore për Shqiërinë, Socialistët duhan ta bëjnë Shqipërinë anëtare të BE, por ta bëjnë hendek balte, ku qëllim kaq i madh nuk shpejtohet, por vetëm vonohet. Socialistet dhe demokratet shqiptarë në çdo qytet, në çdo fshat, duan nga të dyja palët që të rrisin ekonominë dhe mirëqenien. Socialistët dhe demokratët shqiptarë duan që të vajzat dhe djemtë e tyre duan që mos të iknin nga shtëpitë e tyre. Nuk mjafton si një garë frenetike se sa shumë e duam Shqipërinë, se sa shumë e duam BE, apo sa të inatosur jemi me ata që ju bëjnë në qafë, jo! Nuk mjafton që të jemi të zotë në fjalë, por duhet ta tregojmë me vepra. Ne duhet të tregojmë se jemi më të mirë kur i hidhemi në fyt tjetrit, kur i hedhim çizme, apo bëjmë lojëra si macja me miun. Ky është vendi ynë, nuk mund ta duam me pjesë e s’mund ta ndajmë në pjesë, Sa do me sinqeritet ta thuash këtë që thash, është me e lehtë se sa ta bësh. Jam i gatshëm që të përpiqem që me të gjitha forcat e mia ta bëj. S’më mungon vullneti, as i imi dhe as i të gjithëve ne, fituesve. Unë e kam mësuar dhe e kam provuar më shumë se një herë, për dreq tani nuk është aq e shkurtër kjo jeta ime. Ëndrra ime me sy hapur që Shqipëria e kësaj dekade, të bëhet kampione e Ballkanit. Kampione në turizëm dhe agro-turizëm. Me 4 porta nga qielli dhe 4 nga deti. Shqipëria mund t’i hapë në 5-6 vitet ardhme portat e saj. Është megaprojekt. Mandati i tertë është mandati më i fortë që një qeveri ka pasur që prej 92-shit. Do ta realizojmë këtë megaprojekt me këtë energji që shumica dërrmuese na e ka dhënë. Nëse arrijmë që të bashkojmë forcat me PD, për ato qëllime që nuk na ndajnë, por na bashkojnë, kjo dekade do të hyjë në histori. Dy dasitë e mëdha që vazhdojnë ta bëjnë të rrëshqitëm tokën nën këmbët e Shqipërisë, janë tmerrësisht të vështira për t’u kapërcyer. Po kaq e tmerrshme është që mos të përpiqemi që ti kapërcejmë,. E para; dasia e hapur qysh në luftën botërore; komunist edhe nacionalist. Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialist. Për mua demokratët janë shqiptarë dhe pastaj janë demokratë. E keqja e madhe që të flasim shqip me njëri-tjetrin sikur jemi armiq, dhe të kujtohemi të flasim me njëri-tjetrin kur ka vdekur dikush”, pohoi Rama.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin