Politike

Raporti i DASH/ Meta: Konfirmim i korrupsionit dhe presioneve të qeverisë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e DASH-it për Shqipërinë, teksa e ka përshëndetur këtë të fundit.

Meta shkroi më tej se raporti konfirmon shqetësimet madhore të ngritura nga opozita me shumë forcë dhe në vazhdimësi për shkatërrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, korrupsionin galopant në qeverisjen qendrore dhe lokale, dhunimin e sigurisë juridike për qytetarët dhe pronën, kapjen e gjyqësorit dhe pandëshkueshmërinë, presionin dhe shantazhin e jashtëzakonshëm të Qeverise ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Ai vijoi më tej duke deklaruar se nënvizimi i rasteve flagrante, mes tyre edhe shembja e paligjshme e “Prestige Resort” janë provë e vëmendjes së shtuar të SHBA ndaj situatës tepër kritike në Shqipëri.

Postimi i plotë:

 

 

Përshëndes Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.
Raporti konfirmon shqetësimet madhore të ngritura nga opozita me shumë forcë dhe në vazhdimësi për shkatërrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, korrupsionin galopant në qeverisjen qendrore dhe lokale, dhunimin e sigurisë juridike për qytetarët dhe pronën, kapjen e gjyqësorit dhe pandëshkueshmërinë, presionin dhe shantazhin e jashtëzakonshëm të Qeverise ndaj medias dhe fjalës së lirë.
Nënvizimi në Raport i rasteve flagrante si, afera e inceneratorëve, presioni ndaj deputetit të opozitës, Agron Shehaj apo shembja e paligjshme e “Prestige Resort” janë provë e vëmendjes së shtuar të SHBA ndaj situatës tepër kritike në Shqipëri.
Ndaj 14 maji ështe dita me e madhe dhe momenti më vendimtar për çdo shqiptar për rivendosjen e shtetit ligjor, barazisë përpara ligjit dhe votës së lire, të goditjes shumë të fortë dhe përfundimtare të korrupsionit dhe vjedhjes së Qeverisë, të rivendosjes së lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

TRENDING

Exit mobile version