Bota

Raporti i OECD/ Të rinjë po sëmuren masivisht

Atletikë, not, kërcim, basketboll apo volejboll: çfarë doni të bëni këtë vit? Pyetja rrezikon të jetë e padëshiruar për shumicën dhe takimi i lakmuar me sportin i para viteve 2000,  rrezikon të jetë një gjë e së shkuarës. Shifrat e publikuara në raportin e fundit të OECD/OBSH janë të pamëshirshëm.

Një në tre të rritur evropianë nuk praktikon aktivitet fizik siç rekomandohet nga OBSH, pra 150 minuta në javë aktivitet fizik të moderuar.

“Sipas studimit, kjo do të rezultojë në 11.5 milionë njerëz, vetëm në Europë, të rrezikuar të preken nga sëmundje të ndryshme vetëm nga ky shkak.

Investimi në politikat e aktivitetit fizik përmirëson mirëqenien individuale dhe shëndetin e popullatës dhe kthen 1.7 euro përfitime ekonomike për çdo euro të investuar

Sipas Eurobarometrit 2022,  45% e të intervistuarve deklaruan se nuk ushtrojnë ose praktikojnë kurrë sport, 38% e bëjnë të paktën një herë në javë, vetëm 6%, pesë ose më shumë herë në javë.

Po cilat janë cilat janë rreziqet për shëndetin  që derivojnë nga mungesa e të ushtruarit sport?

Një studim i kryer në Francë me 9000 16-vjeçarë ka zbuluar se ata janë më të ngadaltë se moshatarët e tyre të 30 viteve më parë, kanë humbur një kilometër në orë shpejtësi (mesatarisht nga 11 në 10 km në orë) dhe vuajnë nga sëmundje që dikur preknin vetëm prindërit ose gjyshërit e tyre si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, presioni i gjakut e deri te sëmundjet e zemrës

TRENDING

Exit mobile version