Aktualitet

Reagon avokati i Princ Lekës: E gjithë skena e dhunës është e regjistruar, duket kush është dhunuesi

Aranit Roshi avokati i Princit Leka ka reaguar pasi videoja e konfliktit të klientit të tij dhe Elia Zaharisë u bë virale. Sipas akokatit ishin ata të parët që bënë kallëzimin në polici, dhe pas tyre edhe pala tjetër. Përsa i përket kallëzimit nga ana e ish-bashkëshortes së Princit, avokati nuk ishte në dijeni për arsyen por aludoi se mund të ishte për “dhunë”. Në përfundim Roshi vuri theksin tek videoja e dhunës, që është e gjitha e filmuar sipas tij.

“E gjithë skena e dhunës është e regjistruar, në pamje audio-vizive, të cilat nuk i kemi publikuar për çështje etike. Por duket qartë se kush është dhunuesi e kush i dhunuari” tha avokati.

TRENDING

Exit mobile version