14/06/2021 , 5:31

Real Madrid nuk refuzohet, Ancelotti pranoi edhe me ulje page

Carlo Ancelotti pranoi ofertën e Real Madrid, edhe pse paga që do të përfitojë në Spanjë është më e vogël. Tekniku italian merrte tek Everton 8 milion euro në sezon, kurse te madrilenët do të arkëtojë 6 milion euro.

Kjo tregon edhe njëherë lidhjen e tij me Realin. Pas zyrtarizimit në Spanjë, Ancelotti tha: “Doja të falënderoja klubin e Everton, lojtarët e mi dhe tifozët që më dhanë mundësinë të drejtoja këtë klub fantastik dhe me histori.

Vendosa të largohem sepse kam një sfidë të re me një ekip që ka qenë gjithmonë në zemrën time, Realin e Madridit. Largohem duke marrë me vete momente të mrekullueshme që kemi jetuar së bashku. I uroj klubit dhe tifozëve më të mirat”.

Trajneri italian, tashmë 62 vjeç, ka fituar tituj kampion në 4 prej 5 ligave më të mira në Europë. Ancelotti ka triumfuar në krye të Milan, PSG, Chelsea dhe Bayern Munich. Tani do tentojë të fitojë edhe LaLiga.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin