Sport

Reali piketon kapitenin e rivalëve

Reali i Madridit nuk e ka mbyllur ende merkaton e tij. Përtej këmbënguljes së trajnerit Ançeloti se skuadra është e plotë edhe kështu, “Los Blancos” janë vënë në ndjekje të një sulmuesi.

Sezoni i ri pritet të jetë i gjatë dhe me shumë pengesa, ndaj në klub po mendojnë të gjejnë me patjetër një zëvendësues për Karim Benzemanë. Në listën e sulmuesve – qëndron edhe Armando Broja – së fundmi është futur edhe kapiteni i Espanjolit, Raul de Tomas.

Sulmuesi i kombëtares spanjolle nuk ka ndër mend të qëndrojë gjatë në Barcelonë. Siç bën me dije gazeta “AS”, janë një sërë ekipesh që kanë shfaqur interes për të, por vetë De Tomas është në pritje të një telefonate nga Reali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version