Politike

Reformat në Shqipëri/ Macron: Do nënshkruajmë një hua prej 120 mln euro

 Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për një hua prej 120 milion eurosh. Gjatë një konferencë me kryeministrin Edi Rama, Macron ka deklaruar se me këtë hua, do të ndihmohet vendi me përparimin e disa reformave mjedisore.

“Agjencia franceze e zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjitik dhe nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë euro për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunim me ministrinë e mjedisit do të lejojmë të kapërcejmë këto etapa dhe më shumë se ato që kemi nisur para 6 muajve me sipërmarrësit që kishin ardhur me mua në Tiranë”, tha Macron.

TRENDING

Exit mobile version