05/06/2021 , 14:57

Refuzoi dy herë Barcelonën, Xavi sqaron arsyet

Të refuzosh Barcelonën, për më tepër aty ku je rritur, nuk është e lehtë, por Xavi Hernandez tregon arsyet pse nuk u ul në stolin blaugrana, të paktën për kohët e fundit.

Për të sqaruar të gjitha polemikat rreth të ardhmes së tij ai ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle në të cilën ai flet gjithashtu edhe për projektin e tij me ekipin nga Katari, Al Sad. Ish-mesfushori tregon se nuk ishte akoma gati për të pranuar një sfidë për të marrë drejtimin e Barçës.

“Për fat të mirë ose për fat të keq unë i kam thënë jo dy herë Barcelonës, për shkak të rrethanave të ndryshme, familjare, profesionale, kontraktuale dhe dua të them që nuk ishte e lehtë ti thuash jo Barcelonës, por nuk ishte momenti” – tha fillimisht Xavi.

Spanjolli gjithashtu foli edhe për të ardhmen e tij: “Kam rinovuar për dy vjet me Al Sad. Jemi shumë komod dhe të hapur ndaj ofertave të tjera të klubit, por me qetësi. Po punoj për një projekt shumë të bukur, ka të bëjë me Kupën e Botës në Katar, i cili është një vit larg. Unë do të kem një rol të rëndësishëm.”

Related Posts

Kategorite

BIoscalin