Connect with us

Bota

Regjimit të Putin po i vjen fundi’, Zyrtarët e lartë të sigurisë ruse: Lufta është e humbur

Published

on

Zyrtarët e lartë të sigurisë ruse mendojnë se lufta në Ukrainë është “e humbur”, duke sugjeruar se regjimit të Vladimir Putinit mund t’i vijë fundi, sipas një eksperti për kërcënimet e sigurisë të lidhura me Rusinë.

“Elita e informuar” brenda forcave të sigurisë “e kupton se lufta është e humbur”, citohet të ketë thënë hetuesi kryesor i Bellingcat për Rusinë, Christo Grozev në një intervistë për Radio Liberty.

Për të pasur një shans për të fituar luftën, tha Grozev, presidenti rus do të kishte nevojë për mobilizim të plotë, por kjo do të shkaktonte probleme për të brenda vendit.

Mobilizimi masiv do të çonte në një “shpërthim social” në Rusi, shtoi Grozev, sipas shkrimit të Metro, të cilit i është referuar edhe Business Insider.

 

Në këtë drejtim, ka nga ata në rrethin e ngushtë të Putinit që mund t’i bëjnë presion atij të përdorë armë bërthamore ose kimike, vazhdoi Grozev, por të tjerët do të thonë “mjaft është mjaft”.

 

Këta njerëz do të thoshin “është më mirë të mos humbim edhe 10,000 jetë të ushtarëve dhe oficerëve tanë”, citohet të ketë thënë më tej Grozev.

Megjithëse shifrat e sakta nuk janë të disponueshme, vlerësohet se mijëra ushtarakë rusë kanë vdekur në ofensivën brutale të vendit në Ukrainë.
Madje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Rusia ka humbur një të tretën e forcave të saj.

Zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia, duke u përballur me pengesa ushtarake, po humbet vrullin ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Dhe Grozev ka thënë se zyrtarët e sigurisë në FSB, të cilët e dinë se sa ushtarë rusë kanë vdekur, mendojnë se Putini po humbet kontrollin e tij në pushtet.
“Këto janë ato pjesë të forcave të sigurisë që i dinë rreziqet për regjimin dhe ata vetë tani po përgatite për të ardhmen e tyre”, ka thënë më tej ai, për Metro.

Ditë më parë, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës kishte thënë për Sky News se një grusht shteti për të rrëzuar Putinin tashmë është duke u zhvilluar.
“Është e pamund

Bota

‘Lightyear 0’, makina me panele diellore

Published

on

By

Lightyear 0, makina me panele diellore, ekologjike dhe super teknologjike

Gjashtë vjet testim dhe punë që përfshin kompanitë kryesore të automobilave. Në Spanjë u prezantua Lightyear 0, makina elektrike që mund të “rimbushet” me diell falë pranisë së paneleve diellore, një hap i parë për një makinë gjithnjë e më të gjelbër.

“Ky është një model që kushton 250,000 euro, shpjegon Lex Hoefsloot, CEO i Lightyear, por tregon se është gjithashtu e mundur të prodhohen makina me panele diellore shumë më të aksesueshme duke respektuar teknologjinë. Synimi është që në tre vjet të prodhohen makina të këtij lloji me çmime rreth 30 mijë euro”.

Prodhimi masiv mendohet te fillojë në vitin 2024. Makina ka pesë metra katrorë panele diellore që lejojnë makinën të rimbushet vazhdimisht gjatë lëvizjes ose gjatë ndalimit.

Në kushte ideale, panelet mund të ofrojnë një kilometrazh shtesë ditorë deri në 70 km, gjë që shton rrezen prej 625 km që mund të ofrojë bateria që makina ka.

Makina diellore është e pajisur me 4 motorë elektrikë dhe shpejtësia maksimale është 160 km/h.

Në Spanjë dhe Portugali, falë kushteve të favorshme klimatike, shumë ditë me diell, mund të shmanget furnizimi i makines me energji elektrike për një periudhë 7 mujore kurse ne vendet ku bie shpesh shi, mund të zgjasë vetëm 2 muaj.

Continue Reading

Bota

Gjeorgji, protesta pro-europiane, tronditet…

Published

on

By

Gjeorgji, protesta pro-evropiane, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Garibachvili

Pas falimentimit europian në samitin e Brukselit, qeveria gjeorgjiane e kryeministrit Irakli Garibachvili po tronditet. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sërish përpara Parlamentit të Tbilisit, një ditë pasi Këshilli Evropian i tha “Jo” kandidaturës së Gjeorgjisē.

Pas dhënies së statusit të kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se Gjeorgjia do të arrijë të njëjtin status kandidat pasi të adresohen “përparësitë e pazgjidhura”. Demonstruesit në Tbilisi fajësojnë për “Jo” evropiane kryeministrin Garibachvili dhe i kanë kërkuar atij doreheqjrn deri më 3 korrik, në të kundërt protestat do të vazhdojnë pafundësisht.

Continue Reading

Bota

Kriza ushqimore, zija e bukës po afrohet

Published

on

By

Bota e tretë po përballet me një krizë të paprecedentë ushqimore, por më e keqja është ende për të ardhur. Alarmi vjen nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, i cili në prag të samitit G7 në Mynih u bëri thirrje liderëve botërorë të veprojnë menjëherë.

50 milionë njerëz gjenden në prag të një urie shumë të rëndë, për shkak të bllokadës së grurit dhe drithërave ruse e ukrainase.

Kriza që tashmë është duke u ndezur në Afrikën Lindore dhe rrezikon të përhapet edhe në Amerikën Latine e në vendet me të ardhura mesatare, të cilat sapo kishin filluar të rikuperohen nga pasojat e pandemisë, por që tani po përballen me inflacionin, jetën e shtrenjtë dhe çmimet e energjisë në rritje.

Në fillim të qershorit, pak para një takimi në Soçi me Vladimir Putinin, presidenti i Bashkimit Afrikan Macky Sall drejtoi gishtin, përpara Këshillit të Evropës, mbi sanksionet kundër Rusisë, te cilat kane ndikuar te nje pjese e mire   e zisë së bukës në vendet afrikane.

Akuzat u hodhën poshtë menjëherë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ngarkoi Moskën me përgjegjësi. Por sipas Putinit, kriza nxitet nga Perëndim dhe disa vende po përdorin cinizëm të paskrupullt për te destabilizuar tregun global të prodhimit bujqësor.

Ndërkohë, në Odessa ngarkesa të mëdha me drithë vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Në fillim të këtij muaji, Kievi vlerësoi se duhej të mobilizonte të paktën 22 milionë tonë drithra, për të shpëtuar botën e tretë nga uria dhe ekonominë e saj nga kolapsi.

Continue Reading

Bota

Goditje për Putin, SHBA ndalon importin e arit rus

Published

on

By

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Japonia dhe SHBA do të ndalojnë importet e arit rus.

Ky vendim është marrë si një masë për të goditur Moskën pas luftës së nisur në Ukrainë.

Sipas Britanisë kjo masë do të godasë ‘zemrën e makinerisë luftarake të Putinit’.

Ndërkohë eksportet e arit ishin me vlerë 12.6 miliardë paund (15.4 miliardë dollarë) drejt Rusisë në vitin 2021 dhe Britania ka deklaruar se rëndësia e tyre është rritur që nga pushtimi i Ukrainës pasi oligarkët nxitojnë të blejnë shufra ari ose argjendi për të shmangur sanksionet.

Continue Reading

Bota

Alarmante, Britania: Bota rrezikohet nga ‘Sëmundja X’

Published

on

By

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga dita në ditë pasi ekspertët po paralajmërojnë për shenjat e një shpërthimi të madh në horizont.

Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut beson se “Sëmundja X” është shumë afër.

Kërcënimi i viruseve të panjohura që mund të transmetohen te njerëzit dhe potencialisht të shkaktojnë epidemi të përhapura njihet si “Sëmundja X” nga OBSH.

Vitin e kaluar ata paralajmëruan se pandemia e ardhshme mund të jetë në shkallën e “Vdekjes së Zezë”, e cila vrau rreth 75 milionë njerëz. Ndërkohë ky paralajmërim në Britani vjen në një kohë kur, poliomeliti është zbuluar në impiantet e ujërave të zeza në Londër dhe ka disa dëshmi të transmetimit në një numër të vogël njerëzish.

Ekspertët e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) besojnë se një udhëtar me gjasë nga Pakistani, Afganistani ose Nigeria e ka sjellë virusin. Por virusi tani është përhapur tek të tjerët pas mutacionit, me të njëjtin lloj që është zbuluar në mënyrë të përsëritur në mostrat e ujërave të zeza që nga maji, raporton abcnews.al.

Dhe Britania e Madhe ka shënuar gjithashtu raste të gripit të shpendëve, etheve hemorragjike dhe lisë së majmunëve këtë vit. Profesori Woolhouse beson se këto infeksione janë një shenjë e asaj që pritet të vijë, dhe që sipas tij është edhe më keq sesa COVID19.

Shkencëtarët besojnë se pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga sëmundjet “zoonotike”, kur infeksionet kalojnë nga kafshët te njerëzit. Nga 1,67 milionë viruse të panjohura në planet, deri në 827,000 prej tyre mund të kenë aftësinë të infektojnë njerëzit nga kafshët, sipas Aleancës EcoHealth.

Azia Juglindore, Afrika Jugore dhe Qendrore, zonat përreth Amazonës dhe Australia lindore u identifikuan të gjitha si zonat me rrezikun më të lartë për sëmundje të reja në një studim të botuar në Nature Communications.

Dhe ndërsa popullata njerëzore shtohet dhe lëviz më tej në habitatet e kafshëve, rreziku i transmetimit të sëmundjeve te njerëzit vazhdon të rritet. Skenari i makthit është një nga këto sëmundje të reja, ose një lloj i një sëmundjeje më të vjetër, që shfaqet që është shumë ngjitëse dhe shumë vdekjeprurëse, duke e lejuar atë të përhapet shpejt dhe të vrasë miliona para se bota të marrë masa.

“Fillimi i shekullit të 21-të ka qenë një stuhi e përsosur për sëmundjet infektive në zhvillim dhe gjithçka po tregon drejt gjasave për shpërthime gjithnjë e më shumë. Të gjithë nxitësit e shpërthimeve në fakt po përkeqësohen me kalimin e kohës,” tha Woolhouse.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING