Aktualitet

Regjistrohen 13 viktima Covid në Shqipëri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në përballjen me COVID. Janë shënuar  737 raste të reja dhe 13 humbje jete, duke regjistruar një rënie të lehtë nga shifrat e ditës së djeshme, kur u regjistrua një rekord 836 raste të reja me COVID-19 dhe 15 humbje jete.

Mësohet se viktimat janë pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton sot se 24 orët e fundit janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

737 rastet pozitive janë shpërndarë 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,  2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 414  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë që situata në spitalet COVID paraqitet me 443 pacientë, nga të cilët 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version