Aktualitet

Rekord infektimesh që prej nisjes së pandemisë, por masat anti-COVID nuk ndryshojnë! Komiteti i Ekspertëve: Janë në përputhje me situatën! 38% e popullsisë e vaksinuar me 2 doza

Rastet e infektimeve me COVID-19 kanë shënuar shifra rekord në vendin tonë gjatë javës së fundit. Komiteti teknik i Ekspertëve tha se këto dy javë të fundit u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi, por masat nuk do të ndryshojnë.

Masat anti-COVID që janë në fuqi:

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Rakacolli: Nuk ka ndryshim të masave, zbatoni masat dhe vaksinohuni

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se përtej rritjes së infektimeve masat në fuqi janë në përputhje me zhvillimet dhe nuk do të ketë ndryshime.‘Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe të qytetarët të vaksinohen”, tha Rakacolli

Rakacolli tha se në fuqi mbeten masat ​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve”.

Shefja e departamentit të epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka dhënë shifrat e vaksinimit në vend.

“Vaksinimi është sfida më e madhe në lidhje me pandeminë. këtë javë është shtuar ritmi i vaksinimeve në të gjithë vendin. Kemi pasur shifra të lartë këtë javë, sidomos me dozën e parë, ka një rritje dyfish. Në popullatën target kemi vaksinim 52.7% me një dozë, 47.3% me 2 doza, 7.7% me 3 doza. Sa i përket popullatës në përgjithësi kemi 42.4% me një dozë dhe me të dyja dozat përreth 38%”, tha ajo.

Tomini: Këtë javë u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se këto dy javë u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi.

“Janë rritur infektimet në dy javët e fundit për pasojë të variantit Delta dhe Omicron dhe mosrespektimit të grumbullimeve gjatë festave të fundviti. Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. Gjatë kësaj periudhë është shënuar piku më i lartë në dy vite pandemi”, tha Tomini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version