Aktualitet

Rektori I UT, Artan Hoxha per nisjen e vitit akademik. Mësim i alternuar, leksione dhe mësim online.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një konferencë për shtyp deklaroi se, pas mbledhjes së senatit të mbajtur dje, është diskutuar alternimi i mësimit online për leksionet dhe prania fizike e studenteve në universitet në seminare apo praktika mësimore.

Rektori Artan Hoxha shpjegoi ndër të tjera se është ngritur një grup pun e i cili ka identifikuar kapacitetet e çdo Universiteti për të kryer mësim të alternuar online me praninë në auditore gjatë një dite. Rektori I UT u shpreh se në javët e para, studentët e vitit të parë do të jenë të pranishëm fizikisht në Universitet. Më poshtëjapum një pjesë të fjalë të mbajtyr nga Rektori ne sallën e Senatit.
“Universiteti i Tiranës dje ka pasur mbledhjen e senatit ku ka miratuar disa akte dhe ajo që vjen nga diskutimet e senatit të Universitetit është që: e para të identifikohet sesa hapësira dhe sa vende, pra sa studentë dhe personel kanë kapacitete secila njësi, për të ofruar brenda ditës shërbimin e mësimdhënies, që mund të jetë leksion, laboratorë, seminar. Pra, kemi ngritur grupet e punës dhe kemi marrë përgjigje. E dimë se kush është kapaciteti i fakultetit të Drejtësisë për një ditë, kush është kapaciteti i fakultetit të Ekonomisë për një ditë. Pra, sa studentë dhe sa personel mund të jenë në të njëjtën kohë brenda hapësirës që lejon protokolli shëndetësor. Kjo është e para. E dyta është orari i mësimit, sesi do të organizohet dhe kjo është autonomi dhe vendimmarrje e njësive të cilat kanë disa alternativa. Unë e pashë në media por nuk është se është e vendosur që t’iu ofrojmë javët e para shërbim drejtpërsëdrejti vitit të parë, pra për ata që vijnë nga viti i parë në universitet dhe që duhet ta njohin universitetin. Dhe për këta duke ditur sesa është kapaciteti mund të zhvillohen të gjitha proceset ose një pjesë e këtyre proceseve në auditor. Por kjo është alternative sipas mundësive që kanë. Nuk mund të thuash që është njësoj kudo”, tha midis të tjerash Rektori Hoxha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version