Aktualitet

RENEA aksion në Elbasan dhe në disa qytete të tjera, kontrolle në lokale për armë dhe persona në kërkim

Nisur nga situata dhe kriminaliteti i ngjarjeve të shënuara së fundmi në kryeqytet, Vlorë dhe Lezhë, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mblodhi një ditë më parë drejtorët e qarqeve ku iu dha direktiva për kontrolle në territor, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë.

Ndaj pasditen e sotme në Elbasan dhe në disa qytete të tjera, RENEA së bashku me forca të policisë së drejtorive vendore po ushtrojnë kontrolle, kryesisht në lokale.

Sipas informacioneve në këto vende mund të ketë persona me armëmbajtje pa leje, apo rrezikshmëri shoqërore. Drejtori i përgjithshëm ishte shumë kritik me vartësit e tij ku ka kërkuar kontroll të rreptë të territorit dhe kapjen e personave në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version