Aktualitet

RENEA dhe policia spanjolle aksion në ‘Komunën e Parisit’

Operacioni i zhvilluar sot në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle, pas Elbasanit dhe Vlorës, zbarkon edhe në Tiranë.

Forcat RENEA dhe policia spanjolle kanë bërë kontrolle në një godinë në “Komunën e Parisit” në Tiranë, kontrolle janë bërë edhe në zonën e Liqenit të Thatë.

Disa persona janë shpallur në kërkim. Delegacioni i policisë dhe hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.

TRENDING

Exit mobile version