Aktualitet

Reshjet e shiut, bllokime rruge dhe rëshqitje dherash

SHKODËR- Reshjet e shiut dhe moti i keq ka prekur qarkun e Shkodrës ku në disa akse e rrugë ka pasur disa problematika. Sipas të dhënave të deritanishme, si pasojë e reshjeve të shiut, ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal-Breglum. Në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat është duke u punuar me një fadromë për largimin e tyre. Ndërkohë, në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Nga bashkia Vau Dejës ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër. Në njësinë administrative Vau Dejës prurjet në përroin Glinë dhe Tamzë kanë qenë më të ulëta. Nga  bashkia Fushe Arrëz, si pasoje e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë. Ndërkohë, në Malsinë e Madhe si rezultat i shirave të dendur, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Lajmi do të përditësohet…

TRENDING

Exit mobile version