17/06/2021 , 1:04

Rezultati në Tiranë deri tani, PS ruan kryesimin, ja sa është diferenca me PD-LSI

Partia Socialiste vazhdon të ruajë rezultatin e thellë në Qarkun e Tiranës me Partinë Demokratike.

Sipas rezultateve paraprake nga numërimi i 456 Qendrave të votimit nga 1243 që janë në total, PS rezulton me një avantazh me rreth 13 978 vota në krahasim me Partinë Demokratike.

PS ka fituar deri më tani 74 693 vota, ndërsa Partia Demokratike rezulton të ketë marrë 64 875 vota në Tiranë.

Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani rezulton të ketë fituar 9 818 vota, duke siguruar dy mandate në Tiranë.

Nga krahasimi i shifrave, PS është vetëm 4 mijë vota larg koalicionit PS dhe LSI, të cilat sëbashku kanë siguruar 74 693 vota.

Kurse PSD e Tom Doshit ka fituar në Qarkun e Tiranës 5216 vota, duke marrë një mandat deputeti.

Rezultati deri tani:

PS 78 853

PD 64 875

LSI 9 818

PSD 5 216

Related Posts

Kategorite

BIoscalin