NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 5:27
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 5:27
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Infektime të tjera në Gjirokastër/ Rasti i dytë, epidemiologët dyshojnë për një variant të ri covid

by Ballhysa
03/02/2021 , 15:18
Infektime të tjera në Gjirokastër/ Rasti i dytë, epidemiologët dyshojnë për një variant të ri covid
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjirokastër është konfirmuar sot rasti i parë i riinfektuar me Covid 19. Bëhet fjalë për një qytetar të Përmetit, pacient i dializës që ishte infektuar dhe e kishte kaluar Covidin dy muaj më parë.

Epidemiologët janë të shqetësuar se kemi të bëjmë me një mutacion të ri të virusit çka vlen të konfirmohet edhe prej testimit PCR që është nisur për në Tiranë.

“Sot kemi rikonfirmuar pozitiv një pacient nga Përmeti. Shërbimi epidemiologjik atje na siguron se pacienti e ka kaluar Covidin në muajin Nëntor ndërsa sot pas simptomave testi i shpejtë i rezultoi pozitiv. Kjo rrit shqetësimin që infektimi të jetë i lidhur me një mutacion të mundshëm të virusit”

Ndërkaq numri i infektimeve në Gjirokastër dhe rrethina është 3-fishuar në raport me fillimin e këtij viti. Të infektuarit në masën dërmuese janë mosha të reja dhe vatrat kryesore lidhen me institucionet arsimore në Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull. Baret dhe restorantet dhe prania e shtuar e qytetarëve brenda tyre duke neglizhuar masat është një tjetër arsye për situatën. Vetëm sot në Gjirokastër u kryen 75 tamponë dhe një numër testesh të shpejta ndërsa frika e përhapjes së një varianti të ri të virusit është prezente.

“ Të infektuarit janë të rinj dhe kemi gati 25-30 raste në ditë krahasimimisht me 3-4 raste që kishin dy javë më parë. Shkollat, gjimnazet por edhe ato 9-vjeçare kanë numrin më të madh të të infektuarve. Kemi raste në qytet në Dropull 4 raste të rinj sot dhe në Libohovë plot 13 raste. Lazarati është një njësi që e ka fshehur më së shumti infektimin. Atje ka shumë raste që nuk janë paraqitur pranë mjekut të familjes por janë përpjekur të vetë trajtohen çka e vështirëson ndihmën dhe trajtimin.”

Vetëm në fshatin Lazarat ka aktualisht mbi 100 raste aktive ndërsa shërbimi epidemiologjik nuk është pranuar të kryejë testime në shumë banesa.

Nëse konfirmohet prania e një mutacioni të virusit pritet që edhe raste të tjera të konfirmohen pas gjurmimit të vatrës së parë.

Top Channel/

Tags: coronavirusgjirokastekryesore

Related Posts

Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta
Aktualitet

Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta

17/02/2021 , 21:40
Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit
Aktualitet

Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit

17/02/2021 , 21:36
“Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit
Aktualitet

“Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit

17/02/2021 , 19:30

Recent Posts

  • Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta
  • Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit
  • Eksportet, 1 mld lekë më shumë/ Janari i vitit 2021 ishte më i mirë se janari i vitit 2020
  • Aksident me një të plagosur në Shëngjin, dy makina përfundojnë në kanal pas përplasjes(VIDEO)
  • “Ashtu siç u bë realitet rindërtimi i shtëpive, shkollave…” Rama: Vaksinimi i krejt popullit do të bëhet më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë

Kategorite

  • Aktualitet (1,833)
  • Bota (1,824)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (230)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (114)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (598)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (593)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (112)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,126)
  • Politike (731)
  • Rajon (164)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (411)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (367)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!