Aktualitet

Rikthehen reshjet e borës në Korçë, trashësia arrin 5 cm në zonën…

Me përkeqësimin e kushteve të motit, në Korçë janë rikthyer reshjet e dëborës. Mësohet se në Dardhë trashësia e borës i kalon 5 cm.

Ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit po punohet për pastrimin e akseve rrugore, ndërsa qarkullimi i automjeteve bëhet me goma dimërore dhe shpejtësi të reduktuar.

Kujtojmë se sot mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, ku moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.

TRENDING

Exit mobile version