11/06/2021 , 16:32

Rikthehen vdekjet nga Covid…, ja sa të infektuar u regjistruan 24 orët e fundit në Shqipëri

TIRANË – Pas disa ditësh pa asnjë të vdekur, ministria e Shëndetësis raporton se gjatë 24 orëve të fundit një qytetar me covid-19 nuk e ka fituar dot betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19:

Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin