Aktualitet

BE ‘shkërmoqet’ nga lufta e akrepave

Koha diellore kthehet në Evropë. Këtë fundjavë akrepat e orëve do të duhet të zhvendosen një orë mbrapa. Natën ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor përfundon periudha verore, një traditë, e cila asnjëherë më pare, kjo dhe për shkak të krizës energjitike, nuk po shkakton kaq shumë diskutime.

Debati nëse do të ruhet sistemi aktual, i cili parashikon shtatë muaj kohë orë verore dhe pesë orë dimërore, filloi në Evropë në vitin 2018, vit në të cilin Parlamenti Evropian votoi me 84% të votave, në favor të heqjes së ores verore. Zbatimi i kësaj ore gjatë gjithë vitit do të siguronte gjithashtu një konsum më të lartë të vitaminës D dhe do të lehtësonte çrregullimet e gjumit. Por ka nga ata që kërkojnë t’i thonë lamtumirë ores diellore si një trashëgimi e një shoqërie fshatare, ndërsa tani në një botë industriale ka më shumë kuptim që të ketë dritë në 5 të mbrëmjes sesa në 5 të mëngjesit.

Aktualisht ekzistojnë tre zona kohore në Evropë me shumicën dërrmuese të vendeve që përdorin kohën e Evropës Qendrore si standard. Miratimi i orës së verës ka disa avantazhe, veçanërisht energjinë, avantazhe të cilat nuk mund të anashkalohen. Ka edhe faktorë që na lënë disi të hutuar. Diskutimet në vitin 2018 propozonin ndarjen e vendeve evropiane në katër zona, bazuar në orën aktuale të dimrit.

Vendet e Britanisë së Madhe, Franca, Spanja dhe Beneluksi do të ishin nën të njëjtën zonë kohore në Evropën Perëndimore.  Tani shumë besojnë se çështja është e lidhur me tensionin midis Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në kufirin e Ulsterit, ne Irlandën Veriore.

Nuk duhen anashkaluar gjithashtu përfitimet mjedisore: 250 mijë tonë CO2 më pak në atmosferë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, janë kursimet në terma monetarë: afërsisht 66 milionë euro.

Për disa vite BE-ja ka diskutuar nëse do të mbajë orën verore për të gjithë vitin. Brukseli unifikoi për herë të parë dispozitat në lidhje me orën verore në vitin 1980, me qëllim që të siguronte një qasje të harmonizuar për ndryshimin e orës në tregun e vetëm europian. Para asaj kohe, në fakt, praktikat kombëtare në lidhje me orarin dhe oraret e verës ishin të ndryshme. Tani, propozimi është ende në gati, por vendimi përfundimtar u është lënë shteteve anëtare individuale. Ndoshta me Suedinë në detyrë si presidente e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 janari i ardhshëm, diçka mund të ndryshojë.

TRENDING

Exit mobile version