04/06/2021 , 20:00

Rikthim në “pallatin e ëndrrave”, Man.United përgatit ofertën për C.Ronaldo, në Angli zbardhin detaje

Rikthimi i Max Allegri në krye të Juves largon C.Ronaldo gjithnjë e më shumë nga Torino. Sulmuesi portugez dhe trajneri nuk kanë një simpati të veçantë për njëri tjetrin, për më tepër që edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po kalojnë një moment jo shumë të mirë në aspektin financiarë, largimi i CR7 mund ti jepte pak frymëmarrje. Në Angli, mediat flasin për një interesim konkret nga ana e Man.United me drejtuesit e “djajve të kuq” që po shqyrtojnë mundësinë për të rikthyer portugezin në “Old Traford” pas afro 11 vitesh.

CR7 futet në vitin që i skadon kontrata, pavarësisht emrit që përfaqëson, ky është viti i duhur për ta shitur. Me largimin e Ronaldon, Juventus mund të arkëtojë afro 80 milion euro, këtu përfshihet kursimi nga paga e tij dhe vlera që mund të përfitojnë nga shitja e kartonit. Situata që po kalon Ronaldo në Torino po ndiqet hap pas hapi nga drejtuesit e United, as Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka fshehur faktin që vijon të mbajë lidhje me Ronaldon. Sipas “Daily Express”, Juventus mund të shes Ronaldon për 30 milion euro, shifër kjo që duket interesante në sytë e Man.United.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin