NTV
No Result
View All Result
26/02/2021 , 20:33
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
26/02/2021 , 20:33
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Rilindja urbane – Kryeministri Rama në Vlorë

Vizitë në kantieret e lagjes “24 Maji” dhe në lagjen Kume .

by Golemi
04/01/2021 , 8:42
Rilindja urbane – Kryeministri Rama në Vlorë
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Transformimi në Vlorë nuk ndalet. Përfituese e një projekti modern infrastrukturor, këtë herë është lagja “24 maji” në qytet. Hapësira prej 6 hektarësh do të shndërrohet krejtësisht me rrugë të reja, ndriçim e gjelbërim, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte optimale për banorët.
Projekti sapo ka nisur të zbatohet dhe Kryeministri Rama ishte sot në Vlorë, pikërisht në lagjen “24 maji”, ku po punohej për lirimin e disa hapësirave publike, nga ndërtime të vjetra, në mirëkuptim të plotë me banorët e zonës.
“Kjo është një zonë rreth 6 hektarë, në të cilin zhvillohet ky projekt dhe jemi në fillesat e projektit. Është një sipërfaqe prej 7500 meter katrorë asfalt që do të shtrohet përgjatë gjithë territorit. Janë 10500 metër katrorë trotuare dhe standardi është që të përgatisim një strukturë model, e cila do të vazhdojë me investime të tjera në të gjithë territorin e lagjeve problematike në Bashkinë e Vlorës. Pjesa e Çoles është një nga ato pjesët e përmendura shumë nga të gjithë qytetarët që kanë kërkuar shpeshherë dhe vazhdojnë të kërkojnë që projektet të mos ndalojnë këtu.  Falë FSHZH dhe mbështetjes suaj personale, arritën që ta fillojmë shumë shpejt, në kohë rekord, këtë projekt të rëndësishëm. Do të vazhdojmë me rehabilitimin dhe ndriçimin me rreth 200 njësi ndriçimi në gjithë territorin, me shkurre dhe bimë dekorative, që do të jenë të vendosura gjatë gjithë hapësirave publike që do të krijohen. Ka një park fëmijësh që do të rrisë standardin në këtë zonë dhe të gjitha këto së bashku do të krijojnë një lloj habitati pozitiv për banorët që janë të vendosur këtu prej kohësh dhe u ka munguar dora e investimeve në hapësirat publike përreth pallateve. Ky do të jetë shembulli i parë i ndërhyrjeve që do të vijojnë hap pas hapi në të gjithë territorin e zonave ku nuk kemi arritur në ndërhymë”, – shpjegoi Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, i cili theksoi se me këto projekte do të krijohet një mënyrë e re e organizimit të hapësirave publike.
Kryebashkiaku Leli shtoi gjithashtu se banorët janë ndërgjegjsuar për të mirat e përfituara nga projekte të tilla infrastrukturore dhe po i përkrahin këto investime. “Kemi gjetur edhe mirëkuptimin e banorëve. Në investimet e para ka patur probleme, por, tanimë, besimi në investimet që sjellin përmirësime të infstrukturës, përmirësim të jetës dhe që rrisin vlerën e pronave, në Vlorë është bërë një realitet i prekshëm”, – tha Leli. Duke theksuar se bashkia vazhdon të ketë një komunikim shumë të mirë dhe dakordësi me banorët.​
Zona e madhe informale prej 24 hektarësh, e njohur si Lagja Kume në Vlorë, është një prej zonave, e cila ka vuajtur ndër vite mungesën e investimeve. Megjithëse fare pranë plazhit të vjetër, për shkak të rrugëve të vështira dhe mungesë së rrjetit të ujësjellës kanalizimeve, lagja nuk përmbushte kushtet bazike për mikpritjen e turistëve gjatë sezonit turistik. Por edhe në lagjen Kume ka nisur transformimi. Një projekt ambicioz me vlerë 4 milionë dollarë parashikon ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për përfshirjen e tyre në mikpritjen për turistët gjatë sezonit të verës. Ndërkohë që janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës – kanalizimeve.
Pikërisht në Kume ishte ndalesa e radhës e Kryeministrit Rama, ku të shumtë ishin banorët që shprehën falenderimet për investimin e bërë në pragun e shtëpive të tyre.  “Kjo ëshë një nga zonat e painvestuara në vite, që ka vuajtur mungesën e investimeve dhe të vlerësimit përsa i përket infrastrukturës dhe është një nga vendimet më të rëndësishme që është marrë në të gjithë territorin e Bashkisë së Vlorës, sepse kjo përfshin një lagje të tërë. Është një investim, vlera e të cilit shkon në katër milionë dollarë, në të cilin përfshihen rreth 40 mijë metër katrorë asfalt. Janë rreth 20 mijë metër katrorë trotuare dhe 16 mijë mëter linearë investime në kanalizime të ujrave të bardha dhe rreth 30 mijë metër linearë investime”, – u shpreh Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili shpjegoi ndër të tjera se projekti parashikon edhe unifikimin e mureve të jashtëm rrethues, i miratuar në dakordësi me banorët.  “Ashtu siç e kemi diskutuar, do të jetë një mur standard me një kangjellë, që do ta miratojmë së bashku, për të patur një standardizim të të gjithë territorit. sepse është vërtetë një zonë kaq afër detit, por kaq shumë e lënë në harresë. Ndërkohë që me investimet  e reja që do të ndodhin në zonën e portit, çdo gjë në këtë lagje merr një vlerë fantastike”, – tha Leli
Investimi në lagjen Kume, duke qenë shumë pranë plazhit të vjetër, është një nga investimet më të rëndësishme pranë zonës turistike. “Ne duam të investojmë në vijim në mënyrë që t’i japim Lungomares vazhdimësinë, jo vetëm në drejtim të jugut, por edhe në drejtim të veriut,” – u shpreh kryebashkiaku Leli, i cili duke u  ndalur në mënyrë të veçantë në investimet në ujësjellës-kanalizime tha se “problematika në furnizimin e ujit të pijshëm ka, por falë të gjitha këtyre ndërhyrjeve që kemi miratuar, ne jemi në një fazë të mirë investimesh që janë miratuar së fundi. Vetëm investimet në ujësjellës muajt e fundit kanë kapur vlerën 10 milionë euro, që do të mbërrijnë në Bashkinë e Vlorës dhe zgjidhja definitive e furnizmit me ujë të pijshëm është projekti që kemi me Bankën Gjermane KFW, i cili do të kapë vlerën prej 25 milionë euro dhe për të cilin janë duke përfunduar procedurat për rehabilitimin e ujësjellësit në të gjithë territorin e Vlorës.”
“Ju faleminderit Kryeministër për këtë investim. Është një komunitet që ka 30 vjet që vuan për një copë rrugë”, – shprehet një nga banorët e zonës.
Ndërkohë që Kryeministri Rama theksoi se investimet e deritanishme i kanë sjellë Vlorës më shumë ekonomi dhe potencial. “Pjesa e parë e punës, me gjithë aksin qendror dhe me gjithë çfarë janë bërë investime i kanë sjellë Vlorës shumë më tepër ekonomi dhe potencial. Tani, nga kjo fazë do të hyjmë në fazën që t’i bëjmë edhe këto pjesë që të jenë pjesë që t’i shërbejnë turizmit. Pra, çdo shtëpi këtu, gjatë verës, kush dëshiron t’i kthejnë edhe në infrastrujktturë mikëpritëse, fiton diçka dhe i ka të ardhura plus”, – u shpreh Kryeministri.​
Tags: kryesorerama vlore

Related Posts

“Ja plani i Bashës për integrimin në BE”, Tabaku: Rama ka dështuar me gjithçka! Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me LSI
Politike

“LSI pjesë e frontit, mospërfshirja në listë për të maksimalizuar votën”/ Tabaku: E gjithë opozita bashkë për të larguar të keqen!

26/02/2021 , 15:20
Rama: Synojmë të heqim taksën edhe për pagën 40 mijë lekë! do shikojmë mundësinë për rritje të pensioneve
Politike

Rama: “Të tejkalosh Suden kurajë e madhe”, E finalizojmë këto ditë

26/02/2021 , 15:11
“Në Elbasan njerëzit blejnë me lista”/ Gazment Bardhi: Pas 8 vitesh dështim, duhet ndryshim!
Politike

“Në Elbasan njerëzit blejnë me lista”/ Gazment Bardhi: Pas 8 vitesh dështim, duhet ndryshim!

26/02/2021 , 14:52

Recent Posts

  • “LSI pjesë e frontit, mospërfshirja në listë për të maksimalizuar votën”/ Tabaku: E gjithë opozita bashkë për të larguar të keqen!
  • Vaksinimi i qytetarëve në Shkodër/ Përfundoi i mjekëve. Tani radhën e kanë të moshuarit 80 vjeç e sipër
  • 47 raste në bilancin e fundit/ Pas Tiranës, nga qytetet kryeson Korça për infektimet në 24 orë
  • Rama: “Të tejkalosh Suden kurajë e madhe”, E finalizojmë këto ditë
  • Nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë arrestohet 41-vjeçari

Kategorite

  • Aktualitet (1,944)
  • Bota (1,946)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (122)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (301)
  • Kronike (717)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (656)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (118)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,338)
  • Politike (930)
  • Rajon (175)
  • REAGIM (121)
  • Shendeti (439)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (74)
  • Sport (393)
  • Videonews (372)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!