Politike

Rindertimi – Rama në Petrelë,Rrashbull dhe Kamez

Në Petrelë, kantieri i rindërtimit të shkollës nëntëvjeçare ëdhtë një nga 14 shkollat e reja të Tiranës që po ngrihen më të mëdha, më të sigurta e më të bukura.
“Një nga shkollat me pamjen më të bukur ndoshta në gjithë republikën”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit që Kryeministri Edi Rama bëri sot në këtë kantier.
Shkolla ka një konceptim dhe planimetri funksionale dhe moderne, e ndarë në tre korpuse; klasat e shkollës 9-vjeçare, ambientet e parashkollorit dhe në një godinë më vete që përbën dbe korpusin e tretë do të vendosen laboratorët dhe palestra. Edhe kjo shkollë po ndërtiohet sipas vizionit të shkollës si qendër komunitare. Ndēr komponentet më fantastikë të infrastrukturës shoqëruese janë edhe terrenet e jashtme sportive me pesë fusha të dedikuara sportit.
Në Tiranë do të ngrihen gjithsej 22 shkolla dhe 9 të tjera nga donatorët. “Janë në proces 14 shkolla, nga të cilat 11 me financimin e qeverisë. Tre të tjerat janë me fondin e Katarit, që kanë një procedurë të tyre prokurimi, po edhe ato janë në fazë finale”, – tha Kryebashkiaku Veliaj, ndërsa 11 shkolla nga bashkia me partneritetin publik-privat.
Ndërkohë procesi i rindërtimit, përfshirë edhe shkollat, po vazhdon edhe në zonat e tjera të Tiranës. Kryebashkiaku informoi se “fillojmë me shkollat në Kombinat. Për lagjet e reja të Vaqarrit dhe Pezës kaluan VKM-të në qeveri. Në Kombinat do të hapim eshe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar si do të funksionojë lagjia e re.”
Investimet e kryera në infrastrukturë si kudo në Tiranë, edhe në Petrelë kanë rritur vlerën e pasurive të patundshme të qytetarëve. Rruga e re, fushat sportive dhe hipodromi, nënvizoi  kryebashkiaku Veliaj, kanë rritur vlerën e tokës në Petrelë nga 1 mijë lekë (m2) para këtyre investimeve, në  mesatarisht 7-8 mijë lekë sot.​

Shkolla “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull të Durrësit është ngritur nga themelet pas dëmtimit rrënues të tërmet një vit më parë. Sot ajo është më e fortë, më e mirë dhe më e bukur se ajo shkolla e mëparshme. Në Durrës janë më shumë se 30 shkolla që po ndërtohen me dhe standarde shumë më të larta se godina që u rrënuan 26 nëntorin e kaluar.

530 nxënësit e shkollës “Vëllezërit Haradinaj”, sot arsimohen në një shkollë me kushte të njëjta me nxënësit e çdo vendi europian, u shpreh Kryeministri Rama teksa pa ambientet e kësaj shkolle. Ndërkohë “sfida juaj është ta mirëmbani”, iu drejtua nxënësve e mësuesve.

 

Shkolla është e pajisur me bibliotekë, laboratorë dhe ambiente sportive konform çdo standardi europian. “E gjithë shkolla ka sistemin e ngrohjes me kaldajë, ndërsa pajisjet janë të gjitha moderne. Në këtë objekt kemi 23 klasa dhe 4 laboratorë”, – tha kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako.

Procesi i rindërtimit vijon me ritme të larta për të përfunduar jo vetëm shtëpitë individuale, por edhe objektet arsimore në të gjithë vendin. Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahemtaj tha se shkolla “Vëllezërit Haradinaj” është “një nga 155 shkollat që do ndërtojmë me donatorët dhe nga burimet e brendshme. Të tilla dorëzojmë brenda 31 dhjetorit mbi 30 shkolla dhe deri në fund të janarit do t’i kemi dorëzuar të gjitha shkollat jashtë Bashkisë së Tiranës”.

 

 

Kopshti “Niko Hoxha”, pjesë e lagjes së re që po rindërtohet në Kamëz, pritet të përfundojë së shpejti. 200 vogëlushë do të gjejnë aty strehën e dijes dhe argëtimit, në kushtet më optimale.
Për të parë kompleksin e ri arsimor, një infrastrukturë shembull edhe për objekte të tjera me këtë funksion, ishte në Kamëz, Kryeministri Edi Rama.
Kopshti “Niko Hoxha” shtrihet në një sipërfaqe prej 2000 metër katrorë, me 8 klasa dhe mirëpret 200 fëmijë. Në ambientet e jashtme janë këndet sportive dhe këndet e lojrave. “Fëmijët do të kenë një kopësht pesë herë më të madh dhe me të gjitha standardet. Për herë të parë do të jetë një kopësht me ushqim, ku çdo fëmijë do të ketë tavolinën e ngrënies, krevatin e fjetjes, tavolinën ku do të mësojë, si dhe këndin ku do të lozë”, – u shpreh Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.
Për nga funksionet dhe kapaciteti, kopshti “Niko Hoxha” është i njëjtë me një shkollë. “Kopshti emrin ka të tillë se nga funksionet është një shkollë e vërtetë, që nga kapacitetet, nga psikologu, infermierija tek dhomat e fjetjes, dhomat e ngrënies”, – tha drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.
Fare pranë kopshtit të ri, puna do të nisë së shpejti edhe për kompleksin prej 270 apartamentesh për familjet e prekura nga tërmeti. Së bashku me shtëpitë e reja, kopshtin, shkollën dhe qendrën shëndetsore, banorët do të jetojnë të përditshmen e tyre në kushte dhe standarde shumë të mira se më parë.  “Po flasim me drejtorin e  Fondit që të bëjmë një kombinim edhe me shtëpitë individuale. Infrastruktura e re do të përfshijë pallatet, do të përfshijë kopshtin , shkollën dhe ambientte publike komunitare,” – u shpreh ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version