Ekonomi

Rindërtimi/ Vetëm 1 324 familje nga 10 mijë që ishin pak muaj më parë, janë ende në çadra

/ATSH/ Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot vetëm 1 324 familje nga 10 mijë që ishin pak muaj më parë janë ende në çadra.

Gjatë konferencës së përjavshme me fokus ekonominë, ministri Ahmetaj vuri në dukje se procesi i rindërtimit po vijon me ritme të shpejta dhe se brenda tremujorit të parë të vitit 2021 të gjitha banesat individuale për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar do të përfundojnë.

Ahmetaj theksoi se rreth 1 mijë banesa individuale do të jenë gati brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Po ashtu, ministri bëri të ditur se 13 356 familje po marrin bonusin e qirasë dhe vlera financiare e bonusit llogaritet 23 milionë dollarë./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version