Pinknews

Rita Lati surprizon Rozën me dron, ja çfarë mesazhi i dha së bijës

Moderatorja e njohur Roza Lati është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP”, në garën për të fituar çmimin e madh.

Së fundmi ajo është surprizuar me një dron nga nëna e saj, aktorja Rita Lati brenda shtëpisë.

“Të kam zemër mam”– shkruhej në foton e Ritës dhe Rozës në dron.

Sapo e pa, moderatorja e emocionuar ka shpërthyer në lot duke treguar se e ka marrë malli për nënën e saj, të cilën e do shumë.

“O mami jeta ime. E vogla ime sa nevojë kisha”– tha Roza mes lotësh.

 

TRENDING

Exit mobile version