Pinknews

Rita Ora merr vendimin e papritur (FOTO), Kush është miku që spiunoi për festën?

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar kush e “spiunoi” për festën e saj të 30-vjetorit, të cilën e organizoi gjatë kohës që Mbretëria e Bashkuar ishte ende në izolim.

Këngëtarja thuhet se dyshon që një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për mbledhjen e saj të paligjshme në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën.

Ajo ka nisur hetimet për të identifikuar fajtorin, që sipas burimeve kishte në plan të fuste në kurth këngëtaren, shkruan DailyMail.

Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 paund dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave të koronavirusit në organizimin e një eventi me një turmë të madhe njerëzish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version