Pinknews

Rita Ora nis realizmin e një dokumentari për Kosovën, këngëtarja: I kushtohet të rinjve

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që ka arritur në muzikë, këngëtarja shqiptare Rita Ora, tashmë po synon  të prodhojë një dokumentar për vendlindjen e saj, Kosovën. “The Sun” shkruan se diva muzikës pop ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në Kosovë. “Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e të rinjve në Kosovë”- është shprehur Rita Ora. Në intervistën për The Sun ajo ka deklaruar se “60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri”. Rita Ora ka treguar edhe motivet e dokumentarit, ndërsa shprehet se ai “tregon të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë”. Javën e shkuar Rita Ora ishte në Kosovë bashkë me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të, ku dhe organizoi një festë më këngëtarë të njohur të vendit, dhe figura të tjera publike.

TRENDING

Exit mobile version