Pinknews

Rita Ora shfaqet pa të brendshme rrugëve të Parisit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka guxuar me pamjen e saj në Javën e Modës në Paris dje teksa u shfaq me një fustan të zi transparent që linte shumë pak vend për imagjinatë. 32 vjeçarja mori pjesë në sfilatën e modës së Alaia-s e veshur vetëm me një palë mbathje të zeza me bel të lartë poshtë fustanit me dantellë, ndërsa sipër ajo nuk kishte veshur reçipeta.  Këngëtarja e cila njihet për stilin e saj seksi foli për mënyrën sesi femrat e famshme “trajtohen ndryshe” dhe se sipas saj, paragjykohen kur shfaqen provokuese. “E kam pasur këtë paragjykim gjatë gjithë karrierës sime, njerëzit thonë: ‘A është ajo shumë e zhveshur?’ ose, ‘A mund të thotë gjëra të tilla? Më duket jashtëzakonisht mizogjene,” tha ajo.

 

TRENDING

Exit mobile version