Aktualitet

Robert Bosch: Po të isha si Kurti, ja si do të veproja me Asociacionin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit që pati dje me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak, ka deklaruar se e ka lexuar draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se ai nuk përmban kompetenca ekzekutive dhe se do shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe eksperti amerikan Eduard Joseph, i cili ka thënë se informalisht ka mësuar se me këtë draft të emisarëve evropianë dhe amerikanë shmanget krijimi i Republikës Srpska në Kosovë.

I pyetur se a duhet ta nënshkruajë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, këtë draft statut, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë këtë marrëveshje, vetëm nëse sigurohet se edhe Serbia do ta bëjë të njëjtën gjë, por gjithsesi ai shprehu dyshimet e tij.

“Nuk e di përmbajtjen e draftit, por mendoj se Kosova duhet ta zbatojë vetëm nëse është e sigurt se edhe Serbia do ta bëjë, gjë që nuk do ta bëjë para zgjedhjeve, dhe kam frikë as pas tyre. Pra, po të isha Albin Kurti, do të qëndroja te lidhja që zbatohet vetëm nëse Serbia nënshkruan marrëveshjen e arritur në Ohër, përfshirë anekset, për të cilat Kurti tha se do t’i firmoste” –  ka deklaruar Bosch.

I pyetur lidhur me mundësinë që të ketë sërish tensione në veri të Kosovës, për shkak të Asociacionit, diplomati holandez mendon se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, për shkak të pranisë së shtuar të KFOR-it në territorin e vendit.

Kryeministri Kurti ka thënë se ka dërguar vërejtje për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor dhe se se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

TRENDING

Exit mobile version