Politike

Roland Bejko: Rama, Meta dhe Berisha janë pushtues

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko është shprehur se ka bërë fushata më të vështira elektorale se sa kjo që është aktualisht. Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko thekoi se tek ai qytetarët mund të gjejnë garancitë që nuk i gjejnë tek kundërshtarët, Erion Veliaj, Belind Këlliçi. Më tej ai theksoi se ‘pushtuesi’ referuar Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të godasin sistemin e tyre.

“Unë jam mësuar me fushata, kam bërë fushata dhe më të vështira se sa kjo dhe tani po mërzitem që po mbaron. Tek unë qytetarët gjejnë garancitë që nuk i gjejnë te pushtuesit. Pushtimi nuk vjen vetëm me ushtri, pushtimi vjen dhe kur ti i zë frymën ekonomisë së vendit.

Këta pushtues janë Edi Rama, Sali berisha dhe Ilir Meta që kanë hipur me një atuobuz elektoral. Edi Rama jo pa qëllim i ka vendosur të gjithë në një foto sepse janë bashkë.  Një nga argumentet që janë bashkë është se njerëzit e tyre ndajnë paratë. Në 2008, Sali Berisha ndryshoi Kushtetutën dhe shkatërroi sistemin demokratik. Unë përfaqësoj PD. Këta janë bashkë sepse e kanë mbyllur sistemit. Qytetarët janë të vetmit që me votë mund të çajnë sistemin. Një investim publik ndahet në disa duar”- tha ai.

TRENDING

Exit mobile version