11/06/2021 , 7:35

Roma këmbëngul për Xhakën, Under çelësi për të mbërritur te shqiptari

Granit Xhaka mbetet objektivi i parë i merkatos së Romës këtë verë. Futbollisti shqiptar, që luan me Zvicrën në rang kombëtaresh, po bën presion për të lënë Arsenalin dhe për t’iu bashkuar Romës, pasi dëshira e tij e madhe është të punojë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Të paktën kështu shkruan “Corriere dello Sport”, që në shkrimin e saj kujton se kontaktet midis dy klubeve po vazhdojnë. Klubi londinez kërkon 25 milionë euro për kartonin e Xhakës, ndërsa Roma ofron fillimisht 15 milionë.

Cengiz Under, sulmuesi i ri turk i cili është kthyer nga një sezon zhgënjyes te Leicester, ku nuk gjeti hapësirë, mund të jetë çelësi për të mbërritur te Xhaka. Klubi anglez ka kohë që ka komunikuar se nuk ka synim ta blejë kartonin e futbollistit turk dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, duhet t’i gjejë një skuadër të re.

Under ka ndryshuar menaxher, pra nuk bashkëpunon më me Fali Ramadanin, por me një përfaqësues turk. Ai vështirë se do të qëndrojë te verdhekuqtë. Mourinho ka ide të tjera dhe në atë rol Roma është e mbuluar. Under do të ishte lojtari ideal për Di Francescon, i cili sapo ka nënshkruar për Veronën. Në të kaluarën edhe Arsenali ka shfaqur interes për Under, kështu që Roma mund të shfrytëzojë kartonin e tij për të mbërritur te Xhaka.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin