Sport

Ronaldo fton të gjithë yjet në Arabinë Saudite

Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo foli sërish për perspektivat e futbollit saudit. “E dija që udhëtimi im në Arabinë Saudite do ta hapte atë kuti dhe nuk gabova. Jam i sigurt se pas disa vitesh kjo ligë do të bëhet një nga më të rëndësishmet. Benzema tashmë është zhvendosur këtu dhe jam 1000% i sigurt se këtu do të jenë edhe shumë lojtarë. Le të shkojnë të gjithë yjet në Arabinë Saudite. Ne kemi nevojë për një konferencë”, citon Goal të ketë thënë Ronaldo. Kujtojmë që Karim Benzema u transferua te Al-Ittihad. Ishte ky klub që fitoi kampionatin e Arabisë Saudite në sezonin 2022/2023 dhe Al-Nasr me Ronaldon përfundoi i dyti. Shtojmë se në Arabinë Saudite prisnin të shihnin Lionel Messin, por ai bëri një zgjedhje në favor të Inter Miamit.

TRENDING

Exit mobile version