Në një lidhje Skype për “Wake Up”, koreografi Albi Nako rrëfeu se shpeshherë bullizohet nga ndjekësit në rrjetet sociale për shkak të fytyrës.
Koreografi i njohur zbuloi se janë të shumta mesazhet fyese që merr, duke theksuar se reagimet janë nga më skandalozet.
“Sa herë publikoj foto apo video vijnë mesazhe fyese. Unë nuk e mbaj veten për të bukur dhe njerëzit janë kapur me lëkurën dhe fytyrën time.
Unë kam një fytyrë pa filtra. Shpresoj që hallet e shqiptarëve të jenë te fytyra ime dhe te gjatësia e Irgenit”, u shpreh Albi Nako.
gsh/