NTV
No Result
View All Result
22/02/2021 , 8:44
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
22/02/2021 , 8:44
NTV
No Result
View All Result
Home Kulture

Rrëfimi i Kadaresë në prag të 85-vjetorit: Si e shkrova “Pallatin e Ëndrrave” në kulmin e diktaturës, u thyen ligjet e shenjta të letërsisë

by Ballhysa
24/01/2021 , 15:12
Rrëfimi i Kadaresë në prag të 85-vjetorit: Si e shkrova “Pallatin e Ëndrrave” në kulmin e diktaturës, u thyen ligjet e shenjta të letërsisë
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, në prag të 85-vjetorit të lindjes ka mbajtur një takim me të rinjtë e klubit letrar të Kavajës.

Gjatë bisedës me ta, organizuar nga Qendra Kombetare e Librit, ai ju përgjigj pyetjeve mbi të gjitha veprat e tij letrare duke nisur nga “Pallati i Endrrave”.

Shkrimtari i njohur tha se “Letërsia e ka të vërtetën me vete dhe sinqeritetin po ashtu. Kur është letërsi e mirë them, ajo ka sinqeritetin në vetvete. Ju flisni per “Pallatin e ëndrrave”, që është shkruar në kulmin e diktaturës dhe duhet të ishe shumë i cekët të mos e kuptoje se kishte të bënte e regjimin që jetonim ne”, tha ai.

Duke folur për letërsinë e të shkruarin gjatë regjimit komunist, ai foli për thyerje të ligjeve të shenjta.

“Letërsia ka ligjet e veta, që janë të shenjta e që shpesh shkojnë kundër ligjeve të jetës dhe kundër autoritarizmit shtetëror. Realizmi Socialist, binte ndesh me ligjet e letërsisë dhe po t’i bindeshe mësimeve të partisë ishte të vije duart në kokë”, tha Kadare.

I pyetur nga të rinjtë për poezitë e tij dhe veçanërisht për poezinë ku i drejtohet Pushkinit, ai duke kujtuar vitet studentore rrëfeu ndihmën që kërkonte nga poeti rus.

”Ajo është një poezi që në mëyrë metaforike i jam drejtuar Pushkinit për ndihmë. Doja ndihmë që të ruaja idetë e mia nga ato që dëgjoja në leksione, doja ndihmë të shpëtoja nga parrullat e propagada”, tha ai.

Gjatë takimit me të rinjte dhe drejtoren e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli, Kadare si rrallëherë foli edhe për lumturinë.

”Lumturia është e pagjendshme, e paarritshme. Ndonjëherë jemi të lumtur dhe e kuptojmë më vonë, sidomos kur shkruajmë letërsi”.

Kohët më të vështira për çiftin Ismail e Helena Kadare, kanë qenë ato të botimeve të “Dimrit te madh”, “Pashallarëve të kuq” dhe “Pallatit të ëndrrave”.

Sipas Helena Kadaresë sidomos pas Pallatit të Ëndrrave ata kaluan një torturë.

Në këtë 85-vjetor një lajm i mirë vjen nga Franca ku një produksion ka blerë të drejtat e librit me kujtime të Helenës, “Kohë e pamjaftueshme” për ta bërë film.

“Ju e dini që kam botuar një libër me kujtimet tona. Dhe na kanë kërkuar të drejtat për ta bërë film në Francë. Do jetë një film artistik. Po merren me gjetjen e aktorëve tani. Sigurisht ata e dinë si do e trajtojnë do zgjedhin vetë pjesët që duan”, tha Helena Kadare.

Takimi me të rinjtë u mbajt në Qerret, pranë shtëpisë ku prej muajsh çifti Kadare po kalon periudhën e pandemisë

BalkanWeb

Tags: ismail kadarekryesore

Related Posts

Berisha-Dy fjalë për librin: “Izraelitët në Shqipëri” të autorit Josef Jakoel
Kulture

Berisha-Dy fjalë për librin: “Izraelitët në Shqipëri” të autorit Josef Jakoel

03/02/2021 , 9:08
Tradita e tmerrshme kineze, gjymtimi i këmbëve konsiderohet “simbol i bukurisë”
Kulture

Tradita e tmerrshme kineze, gjymtimi i këmbëve konsiderohet “simbol i bukurisë”

02/02/2021 , 13:34
Arkeologët zbulojnë në Egjipt mumien 2 000-vjeçare
Kulture

Arkeologët zbulojnë në Egjipt mumien 2 000-vjeçare

02/02/2021 , 12:25

Recent Posts

  • Petrit Vasili/Shqipëria e fundit për vaksinimin nga COVID!
  • Izraeli lehtëson ndjeshëm masat antiCOVID, thuajse gjysma e popullsisë është vaksinuar
  • Pandemia la shqiptarët pa martuar/ Të dhënat e Eurostat: Celebrimet ranë me 22% në vitin 2020
  • Vonesat e vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë
  • COVID – Imunologu Fauci: Me maska edhe në vitin 2022

Kategorite

  • Aktualitet (1,889)
  • Bota (1,862)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (233)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (117)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (291)
  • Kronike (646)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,201)
  • Politike (793)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (116)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (377)
  • Videonews (355)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!