17/06/2021 , 0:42

Rrëmbyer një 25-vjeçar dhe kërkonin 10 mijë euro, arrestohen dy shqiptar në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen se po mbanin peng një 25 vjeçar nga Bangladeshi.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët e moshës 29 dhe 32 vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë arrestuar në zonën e Paleo Faliro.

Dy të arrestuarit kishim marrë peng një 25-vjeçar nga Bangladeshi dhe i kërkonin familjarëve të tij 10 mijë euro për ta liruar.

Autorët që kishin rrëmbyer 25-vjeçarin nga Exarchia dhe u arrestuan pas një operacioni të koordinuar nga policia greke.

Tashmë mbi to rëndojnë akuzat për krijimin e një organizate kriminale, zhvatje, rrëmbim dhe dëmtime të rrezikshme trupore. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin Publik të Athinës.e.su.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin