Bota

Rreth 13.4 miliardë vite e lashtë, NASA zbulon një nga galaktikat më të vjetra në univers

Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) u nis në fund të vitit 2021 për të eksploruar fillimin e universit dhe për të fotografuar yjet e parë që shkëlqenin në hapësirë. Dhe tani ai ka ardhur për të shtuar një tjetër në zbulimet e tij mbresëlënëse duke gjetur një nga galaktikat më të vjetra në univers.Në botimin e tyre në revistën Nature, shkencëtarët thonë se “galaktika e Maisie”, e quajtur sipas vajzës së astronomit Steven Finkelstein, i cili e vuri re në ditëlindjen e saj në gusht 2022, u formua vetëm 390 milionë vjet pas Big Bengut që ndodhi rreth 13.8 miliardë vjet më parë.

Shkencëtarët thonë se është një nga katër galaktikat më të vjetra të konfirmuara që kanë parë ndonjëherë, megjithëse aktualisht janë duke vlerësuar rreth dhjetë të tjera, të cilat mund të jenë edhe më të vjetra se ajo e zbuluar nga James Webb.Gjëja emocionuese në lidhje me galaktikën e Maisie është se ajo ishte një nga galaktikat e para shumë të largëta, e zbuluar nga James Webb, dhe është e para që konfirmohet se ajo është me të vërtetë e lashtë“, tha Finkelstein, i cili drejtoi ekipin e studiuesve nën Universitetin e Teksasit në Austin.

Shkencëtarët përdorin një mënyrë të ndërlikuar për të përcaktuar moshën e një galaktike: ajo përfshin përcaktimin se kur drita u largua nga një objekt, e cila llogaritet duke matur zhvendosjen e kuqe të galaktikës, domethënë ndryshimin e ngjyrës së saj për shkak të distancës së saj nga Toka. Pra, për shkak se universi po zgjerohet, sa më i lartë të jetë zhvendosja e kuqe e një objekti, aq më i lashtë është.Galaktika e Maisie i bashkohet listës së katër galaktikave të tjera të zbuluara nga JWST që u konfirmuan se ishin formuar midis 300 dhe 500 milion vjet pas fillimit të hapësirës-kohës siç e njohim ne.

TRENDING

Exit mobile version