Politike

Rrethimi i vogël i Kurtit nga Edi Rama/ Më shumë diplomaci, më pak vëllazëri

Pas përplasjes së fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo thotë se mes shqiptarësh “do të kemi më shumë diplomaci sesa bashkëpunim vëllazëror”.

Milo tha se beson që ideja e Ramës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është iniciuar me miratimin e niveleve më të larta europiane dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, në mënyrë që të bëhet sa më i plotë “rrethimi” i Kurtit në vorbullën e presionit ndërkombëtar.

Rama e pëlqen debatin dhe polemikën, por Milo thotë se “këtë herë është ndjerë keq se po godiste me gjyle të huaja muret e jashtme të Kosovës”. Ai e ka parë emocional – si “rrallë herë” – kryeministrin shqiptar në konferencën e fundit për media ku paralajmëroi se bashkësia euro-atlantike po përgatiste masa sanksionuese ndaj Kosovës.

Sipas ish-kryediplomatit shqiptar, “Kurti me siguri e ka lexuar e shqyrtuar” draftin e Ramës për Asociacionin, por deklaron të kundërtën, pasi ai në parim ndihet ‘i tradhtuar’ nga Rama që nuk e informoi atë paraprakisht dhe së dyti, që nuk e mbështet në rezistencën e tij kundër presioneve euro-amerikane”.

TRENDING

Exit mobile version