NTV
No Result
View All Result
06/03/2021 , 8:10
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
06/03/2021 , 8:10
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Rrezikojmë katastrofë shëndetësore’/ Eksperti i Shëndetit Publik lëshon alarmin: Të mbyllet urgjentisht gjithçka. Shkurti i acartë fatkeqësisht do të kthehet në një muaj …

by Kasaj
08/02/2021 , 11:13
‘Rrezikojmë katastrofë shëndetësore’/ Eksperti i Shëndetit Publik lëshon alarmin: Të mbyllet urgjentisht gjithçka. Shkurti i acartë fatkeqësisht do të kthehet në një muaj …
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shifrat e larta të personave të infektuar me covid-19 dhe atyre që kanë humbur jetën kanë shqetësuar ekspertët e Shëndetësisë, por jo vetëm. Java që lamë pas theu rekordin që nga fillimi i pandemisë, ku shifrat kaluan mbi 1 mijë.

‘Çmendet’ moti në vendin tonë/ “Tërbohet” deti, merret vendimi i menjëhershëm për lundrimet
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, me anë të një statusi shprehet se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se numri i vdekjeve është manipuluar përgjatë gjithë epidemisë, kështu që 80 humbjet e jetëve të raportuara përbëjnë një tjetër kambanë alarmi.

Nevojitet urgjentisht mbyllja e bareve, restoranteve, hoteleve, palestrave, pishinave dhe mjediseve të tjera të argëtimit apo fitnesit. Administrata po ashtu duhet të zhvendoset urgjentisht për të punuar nga shtëpia.

Sipas tij shkurti i acartë do të kthehet në një muaj zjarri për epideminë në Shqipëri, ndaj duhen marrë urgjentisht këto masa parandaluese.

COVID-19: NJË VËSHTRIM MBI JAVËN QË LAMË PAS

Java e parë e shkurtit, shënoi javën e disa rekordeve negative.

Numri i rasteve të diagnostikuara ishte 7,209 me një mesatare prej 1,030 raste në ditë. Para kësaj, javët me numrin më të lartë të rasteve kanë qënë java e parë dhe e dytë e dhjetorit me përkatësisht 5,363 dhe 5,542 raste.

Numri i të shtruarve në spital nga 343 një javë më parë, arriti në 437, një rritje prej 27%. Asnjëherë më parë gjatë epidemisë nuk ka patur një rritje të tillë brenda një jave, çka flet për një situatë që po precipiton me ritme të shpejta.

Numri i personave që humbën jetën ishte 80, ende larg javës së parë të dhjetorit kur raportoheshin 107 humbje jete. Siqoqoftë nuk duhet harruar se tashmë ka persona të shtruar edhe në spitalet rajonale dhe, për pasojë humbje jete edhe në këto struktura. Ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se numri i vdekjeve është manipuluar përgjatë gjithë epidemisë, kështu që 80 humbjet e jetëve të raportuara përbëjnë një tjetër kambanë alarmi.

Çfarë duhet bërë?

Së pari, duhet kuptuar se situata po shkon drejt katastrofës dhe shkurti do të jetë muaji më i rrezikshëm i epidemisë në Shqipëri. Më pas do të kemi rënie të numrit të rasteve dhe të humbjeve të jetës dhe vjeshta që vjen do ta gjejë situatën shumë më të kontrolluar. Për shkak të emergjencës së krijuar duhen marrë masa të shpejta ku kryesorja është mobilizimi i çdo burimi njerëzor, material dhe financiar në ndihmë të pacientëve.

P.sh., mbështetja me oksigjen në kushte shtëpie nuk rekomandohet, por në kushtet kur shteti nuk ka kapacitete për t’i trajtuar të gjithë pacientët në spitale, mund të ndihmohen familjet që kanë siguruar bombola që të paktën t’i rimbushin ato pranë spitaleve. Sërish administrimi i antikoagulantëve (holluesve të gjakut) me injeksion rekomandohet për pacientët e shtruar, por kur ato u administrohen pacientëve në shtëpi, le të dërgohet falas një infermiere duke u kursyer familjeve pagesën 20 apo 30 euro për një vizitë në shtëpi.

Së dyti, i duhet mëshuar masave parandaluese. Nevojitet urgjentisht mbyllja e bareve, restoranteve, hoteleve, palestrave, pishinave dhe mjediseve të tjera të argëtimit apo fitnesit. Administrata po ashtu duhet të zhvendoset urgjentisht për të punuar nga shtëpia. Këto masa nuk mund të shtyhen asnjë ditë më tepër. Duhet sanksionuar urgjent ndërprerja e transportit urban ose përdorimi i mjeteve me kapacitet të reduktuar në minimum. Çdo person që përdor transportin urban mund t’a bëjë këtë vetëm për të shkuar në punë ose për arsye emergjente. Për të shmangur rrënimin ekonomik të biznesit, shteti duhet të kompensojë të ardhurat e munguar për të gjithë kategoritë e prekura.

Së fundi, çështja e vaksinës të pushojë së përdoruri për shoë elektoral dhe qeveria të bëjë urgjentisht publik planin e vaksinimit, me data, grupe të vaksinuarisht, etj. Jo një “strategji” boshe që përdoret vetëm për t’u tundur në konferenca shtypi dhe studio televizive.

Në se nuk veprohet me urgjencë dhe me masa të prera, Shqipëria rrezikon një katastrofë shëndetësore. Rastet, shtrimet në spital dhe vdekjet, mund të mbulohet me shoshë, siç janë mbuluar deri tani të gjithë dështimet në kontrollin e pandemisë, por gjithçka do të dalë në dritën e diellit kur të dalë numri i vdekjeve shtesë të dokumentuara. Të paaftët dhe të papërgjegjshmit që drejtojnë sot shëndetësinë duhet të mbajnë mend se vetëm vdekja nuk gënjen!

Shkurti i acartë fatkeqësisht do të kthehet në një muaj zjarri për epideminë në Shqipëri. E vetmja mënyrë për të ulur disi impaktin e saj mbi shëndetin dhe jetë e qytetarëve është marrja e masave të sipërpërmendura.

Koha nuk pret!

SOT.COM.AL

Related Posts

Ardi Veliu telegram strukturave vendore të Policisë për 7-8 marsin, ja 6 porositë për masat anti-Covid
Aktualitet

Ardi Veliu telegram strukturave vendore të Policisë për 7-8 marsin, ja 6 porositë për masat anti-Covid

05/03/2021 , 14:44
Fier/ Nisi vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç
Aktualitet

Fier/ Nisi vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç

05/03/2021 , 13:46
30-vjetori i munguar i Xhino Koçës, mes dhimbjes miqtë rrëfejnë momente nga jeta e kaluar me të (VIDEO)
Aktualitet

30-vjetori i munguar i Xhino Koçës, mes dhimbjes miqtë rrëfejnë momente nga jeta e kaluar me të (VIDEO)

05/03/2021 , 11:52

Recent Posts

  • EMA: Kombinimi i liaçeve nga Eli Lilly and Co mund të përdoret për të ulur rriskun e personave të shtruar në spital
  • Video – Gjithçka mund te ndodhe ne “It’s My Love” puntata e sotme ishte me pikante se kurre! Te jesh apo te mos jesh i virgjer ose e…. kjo eshte çeshtja!
  • Spitalet në prag të kolapsit – Varianti britanik i COVID-19 ka ‘pushtuar’ Greqinë
  • “Pritet një tjetër tërmet i madh” – Sizmologu grek paralajmëron pas lëkundjeve në Larisa
  • Spitalet e tejmbushur me pacientë Covid – Çekia kërkon ndihmë nga Gjermania, Polonia dhe Zvicra

Kategorite

  • Aktualitet (2,013)
  • Bota (2,059)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (129)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (313)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (691)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (122)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,522)
  • Politike (1,085)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (453)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!