NTV
No Result
View All Result
14/04/2021 , 19:58
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
14/04/2021 , 19:58
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

“Rrezikojnë mos të marrin pjesë në zgjedhje”, Meta kërkesë Ekzekutivit: Shtyni afatin e skadimit të ID-ve

Presidenti Ilir Meta përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Brendshme, kërkon shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të identitetit.

by Ballhysa
05/03/2021 , 11:57
“Rrezikojnë mos të marrin pjesë në zgjedhje”, Meta kërkesë Ekzekutivit: Shtyni afatin e skadimit të ID-ve
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KERKESA E METES

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Nr. Prot 891 Tiranë, më 04.03.2021

Lënda: Mbi zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (pasaportave dhe kartave të identitetit -ID).

Drejtuar: ZOTIT GRAMOZ RUÇI
KRYETAR I KUVENDIT

ZOTIT EDI RAMA
KRYEMINISTËR

ZOTIT BLEDAR ÇUÇI
MINISTËR I BRENDSHËM
Tiranë

Për dijeni: ORGANEVE DREJTUESE TË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

PREZENCËS SË ZYRËS SË OSBE NË TIRANË

DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EUROPIAN NË TIRANË

AMBASADËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË TIRANË

Tiranë

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Zoti Kryeministër,

Zoti Ministër,

Siç mund të jeni vënë në dijeni, përmes medias audiovizive, elektronike, apo të shkruar, si President i Republikës realizova një takim me përfaqësues të shoqërisë civile , që në fokus të veprimtarisë së tyre kanë dhe monitorimin e proceseve zgjedhore ne vendin tonë. Diskutova me ta, mbi ecurinë e deritanishme të procesit përgatitor për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Në këtë takim përveç problematikave të tjera, përfaqësuesit e shoqërisë civile evidentuan si një çështje shumë serioze dhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (pasaportave dhe kartave të identitetit -ID), për shkak se, një numri të lartë të qytetarëve u skadon afati i vlefshmërisë së këtyre dokumentave.

Lidhur me këtë temë, dhe përsa është bërë publike, edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, pak ditë më parë, përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrit të Brendshëm kanë kërkuar shtyrjen e afatit të vlefshmërisë të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 30 prill 2021, në mënyrë që në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021, të krijohet mundësia për të ushtruar të drejtën themelore kushtetuese të votës edhe ata qytetarë që ende nuk kanë apo nuk do munden të rinovojnë dokumentin e identifikimit.

Sipas asaj që bëhet prezente në këtë shqetësim të shoqërisë civile dhe të opozitës , një numër i madh qytetarësh rrezikojnë të mos marrin dot pjesë në zgjedhje për shkak të skadimit të afatit të përdorimit/vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, përpara apo deri në datën 25 prill 2021.

Po sipas të dhënave të bëra publike, aktualisht përllogaritet se, në total janë rreth 800 000 shtetas me të drejtë vote, të cilët rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021, për shkak se dokumenti i tyre i identifikimit, ka skaduar, apo skadon deri ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Duke ju referuar numrin të zgjedhësve prej (1 613 960 zgjedhës) që morën pjesë dhe votuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 , rezulton se, shifra prej 800 000 shtetas të cilëve u skadon afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit është sa gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet e përgjithshme pararendëse, ç’ka përbën një fakt tepër shqetësues.

Duke e vlerësuar me shumë seriozitet e përgjegjshmëri këtë çështje, nga shqyrtimi paraprak i mënyrave të zgjidhjes së kësaj çështjeje për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të idenfitikimit, së fundmi rezulton se, Këshilli i Ministrave me Aktin Normativ nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”, ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë që u përfundonte afati brenda vitit 2020, deri në datën 31 dhjetor 2020.

Ky akt normativ është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 77/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”. Pra sipas këtyre akteve, afati i pasaportave të cilat skadonin përgjatë vitit 2020, u shty për shkak të situatës së pandemisë, deri në 31 dhjetor të vitit 2020.

Më duhet gjithashtu të theksoj se, si President i Republikës kam dekretuar pa vonesë shpalljen e këtij ligji me Dekretin nr. 11533, datë më 02.07.2020, ashtu sikundër kam përcjellë mesazhe publike, për ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për të verifikuar afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të tyre të identifikimit dhe për të aplikuar pa vonesë pranë institucioneve respektive për t’i rinovuar ato.

Në këtë përpjekje për ndërgjegjësimin e publikut janë përfshirë dhe përfaqësuesit e partnerëve tanë euro-atlantikë të pranishëm në Tiranë, të cilët kanë përcjellë mesazhe të qarta në këtë drejtim dhe për të cilat më duhet t’i falenderoj përmes kësaj letre.

Me gjithë përpjekjet e mia sensibilizuese si President i Republikës, aktorëve vendas, por dhe të partnerëve ndërkombëtare, situata rezulton se nuk është përmirësuar sipas pritshmërive, në kushtet kur sërish konstatohet një numër i lartë i shtetasve (rreth 800 000 mijë) që nuk kanë kryer aplikimet për rinovimin e dokumentit të identifikimit, afati i vlefshmërisë së të cilave skadon deri në 25 prill 2021.

Kjo situatë mund të jetë krijuar edhe për shkak të hezitimit të popullatës, për t’u paraqitur pranë sporteleve për shkak të shqetësimit dhe kujdesit, për të mos u grumbulluar në ambiente publike, në një periudhë ku situata epidemike (Covid-19) në vend, ka ardhur dita ditës, me rritje të numrave të qytetarëve të infektuar.

Referuar kësaj gjendjeje, dhe duke marrë për bazë:

– Situatën e rëndë epidemologjike të shkaktuar nga infeksioni Covid-19;
– Shmangien për aq sa është e mundur, të grumbullimeve publike të shtetasve për marrjen e shërbimit në sportelet përkatëse për aplikim dhe tërheqje të pasaportës dhe kartës së identitetit, grumbullime këto të cilat mund të vijnë në rritje, për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve;
– Kufizimet në orarin e lëvizjes, dhe nevojës jetike për respektimin e masave në kuadër të përballlimit të situatës dhe pasojave të pandemisë;
– Faktin se, afati kohor në dispozicion deri në 25 prill 2021 (nga sot vetëm 52 ditë) është mjaft i kufizuar për të bërë të mundur informimin, aplikimin dhe ripajisjen e të gjithë shtetasve të cilëve u skadon afati i dokumentit të idenfitikimti; si dhe
– Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur për të gjithë shtetasit me të drejtë vote;

si President i Republikës, çmoj se Ministria e Brendshme, Këshilli i Ministrave, dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të ndërmarrin sa më shpejt, të gjitha masat dhe nismën legjislative përkatëse me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri në 25 prill 2021, për një periudhë kohore të nevojshme.

Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021 është një zgjidhje e pranueshme, një masë proporcionale dhe e domosdoshme në rrethanat aktuale, që duhet të vlerësohet e ndërmerret pa vonesë, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote.

Kjo masë do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.

Ndërkohë që, theksoj se Ministria e Brendshme duhet të bëjë më shumë lidhur me ndërgjegjësimin publik të shtetesave për të aplikuar pranë sporteleve përkatëse për të rifreskuar dokumentat e tyre të identifikimit dhe nga ana tjetër të marrë masa organizative që çdo kërkesë në rritje e shtetasve për aplikim në sportele, të jetë e përballueshme dhe të mos sjellë grumbullime të qytetarëve me rrisk përhapjen e infeksionit Covid-19.

Si President i Republikës, në kushtet kur kanë ngelur 52 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, vlerësoj se, është momenti i përshtatshëm për t’u vlerësuar dhe ndërmarrë kjo nismë ligjore.

Duke ju uruar punë të mbarë, kam besimin se kjo çështje do të marrë vëmendjen tuaj të plotë.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Tags: ilir metakryesore

Related Posts

Foto krahasuese – Kreshnik Spahiu tregon fëmijët e Adem Jasharit dhe të presidentit Meta
Politike

Foto krahasuese – Kreshnik Spahiu tregon fëmijët e Adem Jasharit dhe të presidentit Meta

14/04/2021 , 12:07
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e KLSH-së/ Meta: Pushteti qendror e vendor zotërohet 100 % nga PS
Politike

Meta kthen ligjin për “Sigurimin e detyrueshëm në transport”: Nuk garanton cilësisht mbrojtjen e jetës së qytetarëve (Arsyet)

14/04/2021 , 11:57
Rama: Sot 18 minuta koha mesatare e reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimi, në 2013 40 minuta!
Politike

Rama nga Dibra: Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet

14/04/2021 , 10:47

Recent Posts

  • 33 viktima nga COVID në 24 orët e fundit në Maqedoni, më i riu një 25-vjeçar
  • Vrasja e gazetarit grek/ Ekzekutorët mund të jenë shqiptarë, u paguan me Bitcoin
  • Një autobuz me 18 punëtorë nga Kosova shndërrohet në ‘bombë’, gjysma e tyre rezultojnë pozitiv
  • Kosova regjistron 14 viktima dhe 701 raste të reja me COVID-19
  • Italianët vërshojnë në Serbi për t’u vaksinuar, duan Pfizer dhe Sputnik

Kategorite

  • Aktualitet (2,251)
  • Bota (2,711)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (165)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (393)
  • Kronike (1,060)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (3)
  • LAJMI I FUNDIT (152)
  • Lifestyle (776)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (155)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,144)
  • Politike (1,600)
  • Rajon (219)
  • REAGIM (145)
  • Shendeti (511)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (100)
  • Sport (653)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!