BOTË – Për shkak të rritjes së rastve të reja, Greqia është izoluar sërish. Sipas mediave të huaja, Athina ka rikthyer masat e rrepta kufizuese të “Lock-Down” për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Mësohet se dyqanet e pakicës do të mbyllen ndërsa edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura përveçse klasa e parë, e dytë dhe e tretë.
Pjesa tjetër ndërkohë do të zhvillojë mësimin online, nga shtëpia. Po ashtu në izolim janë futur dhe 10 bashki të tjera, po ashtu dhe ishulli Lesvos në Egjeun lindor.
Por jo vetëm në Greqi është marrë një vendim i tillë, pasi sipas mediave të huaja edhe Franca pritet të hyjë në një Lock-Doën III pasi numri i viktimave nga COVID-19 i kaloi 75 mijë.
Qeveria, për shkak të rritjeve të rasteve të reja po shqyrton mundësinë e rikthimit të masave kufizuese më të rrepta që do e kthejnë vendin sërish në izolim total. Ndërkohë, kryeministri Castex ka njoftuar se Franca do të mbyllë kufijte me vendet që nuk bëjnë pjesë në BE, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, përveç udhëtimeve të domosdoshme.
Por ndryshe nga dy vendet e mësipërme duke nisur nga 31 janari, Italia nuk do ketë asnjë zonë të kuqe.
Vendimi është marrë nga Dhoma e Kontrollit të Shëndetit publik italian dhe pret vetëm miratimin e Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili do të nënshkruajë në të njëjtën ditë, sakaq bëhet e ditur se rregullat e reja do të bëhen publike pas të dielës së kësaj jave. Mediat e vendit fqinj bëjmë me dije se rajonet si Puglia, Sardegna, Sicilia, Umbria e Bolzano do të jenë zona të portokalli, pra me rrezik më të lartë infektimi.
Ndërsa të gjitha rajonet e tjera do të jenë zona të verdha. Lombardia një nga rajonet më të goditura nga pandemia tashmë do të kalojë zonë e verdhë, pra me rrezik të ulët infektimi. Pra duke nisur nga data 31 janar, në Itali do lejohet hapja e restoranteve.