17/06/2021 , 5:33

Rriten rastet në Kosovë, 20 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë për shkak të covid-19.

Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 ndërsa janë shëruar 197 qytetarë që ishim të infektuar. Kështu numri total i të shëruarve ka shkuar në 103 908 person.

Njoftohet se në të gjithë Kosovën po vijon vaksinimi ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2922 doza të vaksinës kundër Covid-19

Related Posts

Kategorite

BIoscalin