SLLOVAKI- Sllovakia vendosi një shtetrrethim brenda ditës nga e Mërkura, me një dekret qeveritar që ndalon banorët të largohen nga shtëpia midis orës 8 dhe 5 të mëngjesit.
Gjatë ditës, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të dalin për disa arsye të veçanta, duke përfshirë vizitat mjekësore, punën dhe ushtrimet në natyrë ose shëtitje me kafshët shtëpiake. Bllokimi është në fuqi deri më 19 Mars.
Sipas The Guardian, Sllovakia ka shkallën më të lartë të vdekjes për frymë. Vendi i BE-së me 5.4 milion ka regjistruar me 24 viktima për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit. Shkalla e lartë është për shkak të shumë faktorëve, Sllovakia ka bërë disa gabime, sipas kryetarit të Shoqatës së Sindikatave të Mjekëve, Peter Visolajsky.