NTV
No Result
View All Result
23/02/2021 , 21:10
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
23/02/2021 , 21:10
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rritjen e rasteve mbi një mijë brenda 24 orëve, flet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik: E kishim paralajmëruar, ja çfarë pritet të ndodhë

by Kasaj
04/02/2021 , 14:37
Rritjen e rasteve mbi një mijë brenda 24 orëve, flet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik: E kishim paralajmëruar, ja çfarë pritet të ndodhë
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico ka deklaruar se autoritetet shëndetësore e kishin paralajmëruar rritjen e rasteve me Covid-19 pas festave të fundvitit.

“E kishim paralajmëruar këtë. Në prag të fundvitit, kur folëm për respektimin e masave në atë periudhë, thamë që do të rriten numrat nëse nuk respektohen masat gjatë festave. Sa më shumë raste pozitive të kemi, aq më shumë të shtruar në spital dhe aq më shumë viktima do të kemi”, u shpreh Fico.

Por, sipas saj, “fajin nuk e kanë qytetarët”.

“Nuk mund të ketë grumbullime nëpër resorte dhe ne të kthejmë kokën nga ana tjetër. Është kollaj të marrësh masa drastike për të mbyllur çdo gjë. Gjendja psiko-emocionale është marrë në konsideratë për të mos bërë mbyllje drastike. Edhe lejimi i aktiviteteve ekonomike ishte dhe mbetet diçka që duhet të vijojë. Por, leja e dhënë u thye. Unë besoj se është situatë delikate, sidomos kur shikohen numrat e rritur nëpër spitale. Por, kemi lënë në fuqi disa masa dhe po ndjekim me vëmendje situatën dhe rastet që duken të panatyrshme, që mund të jenë viruse mutante. Duhet të bëjmë një sforco, duke nisur nga vetja, më pas autoritetet shëndetësore dhe bizneset që të mos mbyllemi”, shtoi Fico.

Kur u pyet nëse do të respektohet plani 14-mujor i vaksinimit, Fico deklaroi:

“Skenari për të cilin jemi përgatitur dhe dëshirojmë, është që për 14 muaj të realizojmë vaksinimin. COVAX ka një kalendar specifik që thotë saktësisht se sa vaksina do të marrë çdo vend. Por, duke u nisur edhe nga situata e vonesave të Pfizer, është e parakohshme për të thënë që për 14 muaj do ta kryejmë”.

Related Posts

Një tjetër kopësht me kushte dhe standarte të njëjta me kopshtet në Evropë hap dyert për 150 fëmijë
Aktualitet

Një tjetër kopësht me kushte dhe standarte të njëjta me kopshtet në Evropë hap dyert për 150 fëmijë

23/02/2021 , 15:24
A do të shkojnë çamët të përçarë në zgjedhjet e 25 prillit?
Aktualitet

A do të shkojnë çamët të përçarë në zgjedhjet e 25 prillit?

23/02/2021 , 15:20
Greqia shtyn afatin, Kapshtica qëndron e mbyllur deri më 8 mars
Aktualitet

Greqia shtyn afatin, Kapshtica qëndron e mbyllur deri më 8 mars

23/02/2021 , 15:18

Recent Posts

  • Meta ‘marshon’ me të rinjtë në Kombinat: Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare
  • Regjistrimi i koalicioneve/ Kryemadhi takim 90 minuta me Bashën në selinë e PD-së. Ja çfarë është vendosur
  • Sherr për parkimin mes fqinjëve, plagosen nënë e bir në Durrës, policia shmang tragjedinë
  • Vaksinimi kundër COVID – Si të krahasojmë vendet në Europë?
  • Bilanci në Kosovë – 368 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 4 të tjerë

Kategorite

  • Aktualitet (1,915)
  • Bota (1,894)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (235)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (119)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (295)
  • Kronike (673)
  • kryesore (1)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (627)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (116)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,252)
  • Politike (856)
  • Rajon (171)
  • REAGIM (118)
  • Shendeti (427)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (384)
  • Videonews (360)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!