11/06/2021 , 8:27

Rrjetet e errëta të vetëvrasjes në internet – 18 vjeçari italian i jep fund jetës

18 vjeçari Matteo Cecconi komunikonte me anëtarë të tjerë të një “rrjeti vetëvrasjesh” online, para se të merrte vendimin për t’i dhënë fund jetës së tij. Babai i tij thotë se ata me të cilët ai bisedonte i dhanë të birit “shtysën finale”.

Një student italian kapërdiu helm për t’i dhënë fund jetës së tij pas komunikimeve me rrjete të errëta vetëvrasjeje, ndërsa babai i tij tha se kishte folur edhe më parë për vetëvrasjen.

Adoleshenti i trazuar nga Veneto diq më 26 prill pasi piu një përzierje kimikatesh gjatë një pushimi në shkollë dhe u zbulua më vonë pa ndjenja në dhomën e gjumit raporton The Sun.

Sipas Alessandro, i cili kishte lexuar këmbimet e fundit të mesazheve të të birit, Matteo kalonte kohë në faqen e internetit të vetëvrasjeve që dy javë para vdekjes së tij.

Ai tha: “Mëngjesin që ai kishte vendosur të merrte helmin ai kishte biseduar me dhjetë djem të tjerë, që kishin mbështetur zgjedhjen e tij. Duke kontrolluar në kompjuterin e Matteos ne pamë se në mëngjesin e 26 prillit ai ishte lidhur me rrjetin që tashmë ështe nën hetim”.

“Dhjetë përdorues të tjerë ishin lidhur me të. Nuk mund të them me saktësi nëse ata e kishin nxitur drejt gjestit ekstrem, por sigurisht ata e kishin mbështetur dhe aprovuar”.

Mediat vendase raportonin se përdoruesit e tjerë i shkruanin të riut gjëra si … “Shko të gjesh paqen”.

Dy nxënës të tjerë nga kryeqyteti Romë që përdornin të njëjtin rrjet, kanë vrarë veten duke kapërdirë të njëjtat kimikate si Matteo.

Babai Alessandro shton: “Është si një person që është gati për t’u hedhur nga ura: zakonisht ata që e shikojnë përpiqen ta bindin të heqë dorë, ta mbrojnë, kurse në këtë rast ata i dhanë shtysën e fundit”.

Familja e tij thotë se djali kishte menduar prej disa kohësh për vetëvrasje

Matteo ndiqte institutin teknik Fermi në Bassano dhe sapo kishte mbushur 18 vjeç.

Një hetim është hapur për vdekjen e tij nga policia, e nuk dha të tjera detaje për motivin e aktit ekstrem.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin