Aktualitet

Rrokadë në Polici, Drejtor Rrumbullaku…Veliu ‘zot’ i fateve të policëve

• Shkarkohet Gledis Nano. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është shkarkuar me vendim të këshillit të ministrave. Lajmin e bëri me dije Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. • Çuçi tha se Nano nuk i kishte përmbushur detyrat që i ishin ngarkuar. I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për luftimin ndaj krimit të organizuar, Çuçi tha se masa e vetme që është marrë deri në këto momente është zëvendësimi i Nanos. • Pasardhësi i Nanos do të jetë drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. NTV.AL mësoi se Rrumbullaku e ka pranuar tashmë postin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij. • Përkohësisht derisa të bëhet kalimi i detyrës, postin e drejtorit do e ushtrojë nëndrejtori i Policisë, Tonin Vocaj.  • Postin e Rrumbullakut në AMP do e zejë një emër i njohur për Policinë e Shtetit. • Ardi Veliu, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të marrë drejtimin e agjencisë që ka për detyrë të kontrollojë Policët.

E BUJSHME/ U dorëhoq si Drejtor Policie, Ardi Veliu merr në drejtim AMP-në, ‘fati’ i efektivëve në dorën e tij

Ardi Veliu dhe AMP

TIRANË– Ardi Veliu, ish-drejtori i Policisë së Shtetit që për pak muaj mbajti dhe detyrën e zëvendësministrit të Infrastrukturës e Energjitikës, i është rikthyer karrierës në rreshtin e uniformave. NTV.AL  mëson se lirimi i Veliut si zëvendësministër ka një arsye shumë të fortë. Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit do të jetë tashmë drejtuesi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (ish-Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat).

Struktura e krijuar vetëm një vit më parë që ka nën mbikqyrje të gjitha uniformat blu, tashmë do të ketë drejtues të saj, Ardi Veliun. Ky i fundit liroi karrigen ku për një vit u ul pasardhësi i tij i emëruar, Gledis Nano me argumentin se do t’i përkushtohej familjes, por tashmë siç duket kjo gjë ka kaluar në plan të dytë.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

Ikën me “luftë” Gledis Nano, konfirmohet emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

Muhamet Rrumbullaku

TIRANE- Muhamet Rrumbullaku është emri përfundimtar që do marrë drejtimin e trupës policore pas largimit konfliktual të ish-drejtorit Gledis Nano. Burime për NTV.AL  bëjnë me dije se Rrumbullaku ka pranuar postin e propozuar nga qeveria për të drejtuar Policinë e Shtetit, pas një hezitimi që ka patur disa ditë më parë, kur iu bë propozimi.

Rrumbullaku pritet të marrë detyrën të mërkurën e ardhshme pasi të bëhet zyrtarizimi dhe betimi. Rrumbullaku është një drejtues i lartë në Policinë e Shtetit me një eksperiencë të gjatë në drejtimin e disa sektorëve kyç në Polici. Me largimin e Rrumbullakut mbetet bosh posti drejtues në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore por ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi?

Si erdhi Muhamet Rrumbullaku në krye të PSH? Dosja zbuloi që të hënën atë që ishte duke ndodhur në Policinë e Shtetit. Drejtorit aktual, Gledis Nano, iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës mes tij dhe Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi ku ministri i Brendshëm e bëri sot përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një “lobimi” të fortë nga Ambasada Amerikane. Tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë rrugëtimi i Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version