Connect with us

Kulture

Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Published

on

Në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit për Zhvillimin e Qëndrueshëm, organizuar nga Ambasada e Italisë dhe, në vijim të takimit të zhvilluar mes Ministrit italian të Kulturës, Dario Franceschini, dhe Ministres shqiptare të Kutlturës, Elva Margariti, gjatë Restoration Week 2020, që u mbajt në Romë nga data 20 deri më 25 shtator, Ambasada e Italisë në Tiranë organizoi ditën e sotme,  veprimtarinë me titull “Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Shqipëri: modeli i qëndrueshmërisë italiane”.

Arkeologjia është një ndër elementët përbërës kryesorë të peisazhit kulturor në Shqipëri dhe ruajtja e saj, së bashku me integrimin e vetëdijshëm dhe koherent në kuadër të politikave të zhvillimit territorial, përbëjnë në vetvete çështjet qëndrore të politikave mbështetëse për një rritje ekonomike e sociale të ekuilibruar.

Modeli që misionet italo-shqiptare janë duke eksperimentuar, si përsa i përket metodave të ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike ashtu dhe përsa i përket integrimit të saj në kuadër të politikave të zhvillimit të qëndrueshëm  mund të shndërrohet në një formë tejet inovative. Për këtë qëllim, përfaqësuesit italianë të  misioneve arkeologjike, në bashkëpunim me kolegët shqiptarë si dhe me Institutin e Arkeologjisë, kanë ngritur kursin e formimit në distancë “ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore”, për studentët, profesionistët e sektorit, funksionarët e administratës publike shqiptare, si në nivel qendror ashtu edhe vendor.

Ambasadori Bucci, në fjalën e tij u shpreh se: “vërehet një tjetër ndjeshmëri ndaj trashëgimisë arkeologjike dhe artistike. Nëpërmjet kësaj jave jemi përpjekur të ndezim një far të vogël, edhe, e kryesisht, ndaj çështjeve të trashëgimisë arkeologjike e kulturore si dhe ndaj domosdoshmërisë për ta ruajtur atë, por për ta ruajtur në mënyrë dinamike, për ta ruajtur e zhvilluar gjithnjë e më shumë në kuadër të një konteksti qëndrueshmërie. Kultura gjeneron pasuri. Kultura është një prej atyre situatave nga e cila në mund të përftojmë elementë pozitivë, elementë zhvillimi, duke lidhur restaurimin dhe ruajtjen me sipërmarrje të suksesshme”.

Ministraja e Kulturës, Elva Margariti, teksa shprehu kënaqësinë e saj për përballjen me sukses të disa sfidave pavarësisht pèeriudhës së vështirë të shkaktuar jo vetëm nga tërmeti i vitit të kaluar por edhe nga pandemia e Covid-19, theksoi se: “takimi i sotëm përkon me një periudhë të rëndësishme, me hedhjen e hapave të mëtejshëm drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Para së gjithash Shqipëria ka nevojë për një kuadër ligjor të shëndetshëm , të konsoliduar e më të plotë për zhvillimin dhe bashkëpunimet e mëtejshme si dhe për t’u dhënë mundësi profesionistëve që jo vetëm të venë në jetë aftësitë, përvojat dhe dijet e tyre por edhe për t’i perfeksionuar më tej.”

Aktualitet

Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku

Published

on

By

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare,  Pandi Siku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit  është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.

Profil i aktorit Pandi Siku

Lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. U diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degen e drames dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupes se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role te dyta.

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Me pas mund te permendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Continue Reading

Kulture

Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary

Published

on

By

Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary, më prestigjozi në Europën Qendrore dhe Lindore

Si zakonisht, qyteti çek i Karlovy Vary pret edicionin e 56-të të festivalit të filmit, më prestigjiozi në Evropën Qendrore dhe Lindore, i cili shfaq, së bashku me festivalet e Kanës, Berlinit dhe Venecias, filma artistikë me metrazh të gjatë.

Një konkurs tjetër i kushtohet veprave dhe dokumentarëve të prodhuara në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit, ish-Bashkimit Sovjetik, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Në tapetin e kuq këtë vit vjen filmi fantastiko-shkencor “Vesper”, bashkëprodhim lituanez-francez-belg, me protagonistë që përpiqen të mbijetojnë në një botë postapokaliptike, ku të qëndrosh gjallë është e vështirë për të gjithë. Oligarkët e padukshëm fshihen në kështjella dhe vendosin rregulla për jetën e përbashkët, në një mjedis distopian të vendosur në një peizazh pyjor të marrë nga përrallat tradicionale lituaneze.

“Aspekti kryesor i filmit është të flasim për shpresën dhe ‘Vesper’ është shpresa”, thotë regjisorja Kristina Buozyte. “Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme në ditët e sotme të flasim për këtë dhe ne besojmë se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, do të ketë shpresë”

Continue Reading

Bota

SHBA, hapet ekspozitë digjitale e piktorëve impresionistë në Boston

Published

on

By

Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së

New York

Në Boston të SHBA-së është hapur një ekspozitë digjitale në kuadër të së cilës u shfaqen vepra të piktorit francez, Claude Monet dhe impresionistëve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së.Pikturat u prezantuan në mënyrë digjitale përmes teknikës së video-projeksionit në Qendrën Kulturore të Boston ‘Lighthouse’.

Continue Reading

Kulture

Këngëtari italian Carrisi zbulon kuptimin e emrit të tij

Published

on

By

Këngëtari i mirënjohur italian, Albano Carrisi, ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.

Artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.

Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë, shprehet ai.

 

 

Continue Reading

Kulture

Java e kulturës italiane, Al Bano performon sonte

Published

on

By

Këngëtari i famshëm Italian, Albano Carrisi i njohur ndryshe si Al Bano, do të performojë në mbrëmjen përmbyllëse së javës së kulturës italiane, në Amfiteatrin e Liqenit.

Carrisi ka një impakt të madh në brezat e muzikantëve shqiptarë dhe artdashësve. Për shqiptarët, Al Bano është shumë i dashur, dhe nuk ka shqiptar që nuk këndon këngën e tij  “Felicita”.

Në qershor të vitit 2016 u njoftua se Al Banos iu dha shtetesia shqiptare për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me vendin dhe karrierën e sukseshme në shqipëri. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, këngëtari u nderua dhe me çmimin ”Çelësi i Qytetit të Tiranës” gjatë një ceremonie të mbajtur nga autoritetet e Bashkisë Tiranë, një dita para koncertit.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING