Kosova

Rusia i kërkon Gjykatës Speciale në Hagë që të dënojë Hashim Thaçin

Përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vassily Nebenzia, ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të dënojë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, procesi gjyqësor i të cilëve po zhvillohet në Hagë. Ai ka shprehur besimin se Gjykata Speciale “nuk do ta përsërisë gabimin e Tribunalit të Hagës dhe se ata që janë përgjegjës do marrin dënimin që meritojnë”, duke aluduar kështu në lirimin e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. “Në këtë kontekst, është gjithashtu e qartë se Prishtina ka shpallur vazhdimësi midis “policisë” aktuale dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një organizatë terroriste, liderët e së cilës, përfshirë Hashim Thaçin, aktualisht po gjykohen si të akuzuar për krime të rënda lufte pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Ne besojmë se Dhomat nuk do përsërisin gabimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe se të gjithë ata që janë përgjegjës do të marrin dënimin që meritojnë. Në këtë kontekst, refuzimi i Prishtinës për të paguar dëmshpërblimin e viktimave të krimeve të kryera nga luftëtarët e UÇK-së, në kundërshtim me vendimet e marra në Hagë, flet vetë në mënyrë të qartë”. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar në nëntor të vitit 2020, pas një aktakuze të ngritur nga Gjykata Speciale, ndërsa procesi gjyqësor kundër tyre ka filluar në prill të këtij viti.

TRENDING

Exit mobile version