Kosova

Rusia ngre tonet: Perëndimi do ta rrëzojë Vuçiçin që Veriu të jetë i Kosovës

Rusia akuzoi sërish perëndimin se po tenton te rrëzojë nga pushteti presidentin serb Aleksander Vuçic, me të njëjtin skenar të përdorur në Ukrainë në vitin 2014.

“Përdoren shabllone të njohura nga manualet perëndimore, të cilat tashmë janë përdorur vazhdimisht në një sërë vendesh dhe me rezultate tragjike të pandryshueshme” –  u shpreh zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Moskë, Maria Zaharova, e cila gjithashtu kritikoi draft-statutin europian për formimin e asociacionit në Kosovë.

“Përfshirja e tij në sistemin qeveritar të shqiptarëve të Kosovës do t’i hiqte Asociacionit kompetenca të konsiderueshme, pasi do t’i nënshtrohej të ashtuquajturit legjislacion vendor, që do të nënkuptonte se Prishtina mund të bllokonte çdo vendim të komunitetit” –  u zyrtarja ruse.

Zaharova bëri gjithashtu dhe një parashikim lidhur me vendosjen e sanksioneve nga Serbia kundër Rusisë.

Zëdhënësja tha dje se Perëndimi i dha Beogradit një ultimatum, duke e detyruar atë të zgjedhë “çdo gjë përveç Rusisë”.

“Si në situatën me Ukrainën, Perëndimi fillimisht i vendosi kushte Serbisë, duke e detyruar atë të bënte një zgjedhje të vështirë, pra të ishte me Perëndimin ose me Rusinë, në vend që të kombinonte në mënyrë harmonike rrugë të ndryshme zhvillimi në përputhje me interesat kombëtare të vendit. Megjithatë, tani zgjidhja e vetme është të jesh me Perëndimin. Përsa i përket komenteve të fundit, ato duken si një ultimatum: zgjidhni çfarë të doni, çdo gjë përveç Rusisë” – deklaroi Zakharova duke komentuar protestat e vazhdueshme në Serbi. Sipas saj, më parë Ukraina ishte tërhequr në të njëjtin model “ne ose ata” dhe të gjitha paralajmërimet u injoruan.

 

 

TRENDING

Exit mobile version