Politike

Rusia, Pandeliu, Alibeaj dhe dentisti në Kuvend

PD 500 mijë dollarë nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S’është faj individual! Alibeaj: Do përgënjeshtrohet si akuzë

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka sjellë në Kuvend lajmin e financimit të Partisë Demokratike nga Rusia me 500 mijë dollar, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017, kur PD drejtohej nga Lulzim Basha. I pranishëm në Kuvend, pas kritikave të PD-së për fondet evropiane, Majko tha se selisa blu duhet të dalë e të japë llogari për paratë që ka marrë nga rusët.

“Atëherë po flasim këtu për fondet e BE-së, por dje u emetua lajmi se Rusia i ka dhënë PD-së 500 mijë dollarë. Është një lajm i konfirmuar nga administrate amerikane. Tani, ju lutem, mirë do të ishte që kur flasim për fondet europiane të flasim edhe për ato antieuropiane. Ne po flasim për fonde IPA. Por, përpara se t’i kërkoni llogari Beqës sonë, kërkojini llogari Beqës suaj. Ky nuk është një faj individual dhe që mbyllet me idenë se proces gjyqësor nuk ka. Është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane, dilni këtu dhe jepni llogari,”- tha Majko.

Debate në kuvend për akuzën se PD-ja ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia.

“Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane, nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, po Beqes suaj, dhe ky nuk është jë faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane”, tha Majko.

“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prap të dentisti”, tha Alibeaj.

“I respektoj shumë këta që kanë mjekët të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua si të jetë kështu, siç thonë këta, por po e përsëris dhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe midis vedit, është një akuzë e cila dje është ripërsëritur, unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos ketë këtë akuzë”, tha Majko.

TRENDING

Exit mobile version