Aktualitet

Sali Berisha dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit përjashtohen përgjithmonë nga PD! Kryesia vendos edhe pezullimin e 19 të tjerëve

TIRANË– Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike. 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike që i dolën kundër Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të Partisë, po ashtu janë lënë jashtë strukturave të partisë blu.

Këto vendime të rëndësishme u morën gjatë mbledhjes së Kryesisë që u zhvillua ditën e djeshme në orën 18:00 brenda në selinë blu, nën drejtimin e Lulzim Bashës

Mbledhja filloi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe ka mbaruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, të gjithë anëtarëve të Kryesisë u janë mbledhur celularët që të mos dilnin informacione në media dhe diskutimet kanë vijuar normalisht.

Anëtarëve që tashmë nuk janë më pjesë e PD, sipas Kryesisë janë: Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha, Tritan Shehu.

minute pas minute

NTV mëson se ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryesia e selisë blu ka vendosur gjithashtu përjashtimin e 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Report Tv mëson se ato janë Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigers Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

19 anëtarë të Partisë Demokratike janë pezulluar me vendim të Kryesisë :
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Belind Kelliçi
Blendi Himci
Çlirim Gjata
Edit Harxhi
Edi Paloka
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Gent Deromemaj
Genc Pollo
Genti Strazimiri
Ivi Kaso
Ledina Mandia
Luan Baci
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu

Çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike? Po me 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara.

34 persona u vunë në pranga që akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka. Vetë Basha e ish-kryeministri Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria në lidhje me ngjarjen në fjalë.

E PLOTE

MINUTE PAS MINUTE

Partia Demokratike ka reaguar pasi në mbledhjen maratonë të Kryesisë u morën vendime të forta. Kryesia vendosi të përjashtojë përgjithmonë nga PD, Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.

Në një deklaratë zyrtare selia blu argumenton arsyet e marrjes së vendimeve, që vijnë pas protestës së thirrur më 8 janar nga Sali Berisha për largimin e Bashës dhe që degjeneroi në dhunë. Sipas PD, dhuna e ushtruar rrzikoi seriozisht jetën e deputetëve, anëtarëve të kryesisë dhe përfaqësuesve të PD, që ndodheshin në katin e dytë të godinës.

PD sqaron se protesta ishte thirrur si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve. Selia blu thekson mes rreshtash se pasi kanë kaluar 48 orë dhe “nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike u morën vendimet unanimisht”. Në deklaratën e PD jepet edhe shansi i fundit për pjesën tjetër.

Deklarata e plotë:

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.
Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
Sali Berisha
Flamur Noka
Edmond Spaho
Albana Vokshi
Bujar Nishani
Arben Ristani
Rigels Muçollari
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:
Agron Shehaj
Aldo Bumci
Belind Këlliçi
Blendi Himçi
Clirim Gjata
Edi Paloka
Edith Harxhi
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Ivi Kaso
Ledina Mandija
Lorenc Luka
Luan Baçi
Mimoza Hajdrmamataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version